Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,290 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare revolucioni: Marotta nxjerr nje skuader te tere me 11 lojtare ne merkato: dy TOP PLAYER do shiten?

Inter, cfare revolucioni: Marotta nxjerr nje skuader te tere me 11 lojtare ne merkato: dy TOP PLAYER do shiten?
Inter Club Staff

Interi nga sezoni i ardhshem mund te kete nje fytyre shume te ndryshme nga sezoni aktual.

Pavarsisht se si do te mbyllet ky sezon, Conte deshiron qe te krijoje nje skuader qe te afrohet sa me shume me idene e tij te lojes dhe ne kete vere mund te kete shume largime.

Po sa do te jene largimet ne total? Sipas asaj qe shkruan La Gazzetta dello Sport, largimet do te jene plot 11 nga skuadra.

“Gjithcka do te filloje nga dy TOP PLAYER qe jane ne skuadren zikalter, dy te paprekshem ne formacionin e pare dhe qe Interi eshte gati te heqe dore.”

Skriniar eshte i pari, sllovaku nuk eshte pershtatur kurre me mbrojtjen me tre.”

“Conte i ka dhene gjithmone besim, por ai eshte kthyer ne nje te sakrifikueshem per te fituar para dhe per ti investuar ato ne merkato.”

“Largimi i tij eshte i sigurt? Natyrisht qe jo, varet nga merkato dhe nga ofertat qe ne kete moment nuk eshte se ekzistojne por qe pritet te vijne ne javet ne vazhdim.”

Por as Marcelo Brozovic, qe sot i skadon klauzola prej 60 milione eurosh tek Interi nuk eshte me nje i pashitshem.

“Rasti i patentes dhe gjoba qe i erdhi me pas, vetem e kane perforcuar nje mendim qe ekzistonte prej kohesh rreth dyshimeve per limitet e tij ne fushe dhe jashte saj.”

“Por ka edhe disa vleresime te natyres taktike: nje 3-4-1-2, me dy mesfushore perpara mbrojtjes do disa lojtare me karakteristika te ndryshme nga ato te kroatit”, nenvizon La Gazzetta dello Sport.

“Nderkohe, ai qe me siguri do te largohet tjeter ne mesfushe eshte Matias Vecino. Problemet ne gju kane kushtezuar jo pak rendimentin e tij.”

“Por me Conten nuk ka pasur kurre feeling: ne janar largimi i tij ishte praktikisht i konsumuar, por me pas u shpetua vetem nga peshkimi per ceshtje ne nevoje (ishte shume afer nje transferim i Kessie ne Milani).”

“Pritet te ndodhe keshtu largimi i tij pas vetem nje muaji. Interi nderkohe ka futur ne listen e shitjes edhe Roberto Gagliardinin.”

“Te mendosh qe per nga karakteristikat ai nuk ishte nje lojtar qe Conte nuk e preferonte, por rendimenti i tij ka qene shume i dobet. Gjithcka ka ndryshuar edhe per te.”

“Te njejtin fat e pret edhe Asmoah. Ai eshte kthyer ne nje ceshtje te rendesishme per shkak te demtimit.”

“Kjo sepse Conte nuk ishte ne dijeni te gjendjes se tij fizike ne filli mte vitit dhe i ka marre vesh vetem gjate rruges.”

“Mbrojtesi i krahut do te largohet nga Interi edhe pse ka nje kontrate deri ne 2021.”

“Nderkohe, Esposito pritet te rinovoje shume shpejt kontraten me Interin deri ne 2025 (zyrtarizimi eshte ceshtje ditesh) dhe do te largohet ne huazim (tek Parma?).”

“Per Bernin nuk eshte dicka e re, sepse ai ben rolin e portierit te trete e do te largohet per ti lene vendin Padellit si portier i trete.”

“Me pas, Biraghi nuk do te blihet nga Fiorentina dhe ne mbrojtje vazhdon qe te perflitet per nje largim te mundshem te Diego Godin.”

“Me Conten ne pankine, e veshtire qe do e shohim Godin tek Interi. Por nder te shitshmit ne skuadren zikalter jane edhe dy senatore si Ranocchia dhe D’Ambrosio.”

“I pari ka rinovuar veren e kaluar deri ne 2021, ndersa i dyti ka arritur marreveshjen (qe pritet te zyrtarizohet) per rinovimin deri ne 2022.”

“Mund te largohen edhe ata te dy ne linje me kete revolucion qe pritet te ndodhe tek Interi”, e mbyll shkrimin e saj Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.