Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

754 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan KO, Spalletti shume i shqetesuar: ja kur pritet te rikthehet belgu ne fushe!

Nainggolan KO, Spalletti shume i shqetesuar: ja kur pritet te rikthehet belgu ne fushe!
Inter Club Staff

Eshte konfirmuar frika e madhe e momentit te pare: demtim ne kavilje. 

Radja Nainggolan tashme do te jete jashte ndeshjes ne Camp Nou dhe jashte edhe ndaj Lazios. Por me te gjitha gjasat, jashte edhe ndaj Genoas te shtunen e tre nentorit.

Gjithesesi, ajo qe do te kishte shume vlere ne kete moment eshte rikthimi ne ndeshjen kthyese ndaj katalanasve ne San Siro qe eshte tre dite larg ndeshjes me Genoas.

Kete parashikim e bejne te perditshmet italiane sot dhe nder to, Gazzetta dello Sport eshte futur edhe ne detaje.

Ja cfare shkruan Gazzetta ne faqen e saj: 

“Eshte nje problem jo i paket per Spallettin i cili ka qene i pari qe ka dhene lajmin e keq per Nainggolan e qe te gjithe i frikesoheshin.”

“Kavilja e majte e lojtarit eshte ende shume e fryre dhe me siguri numri 14 do te humbase ndeshjen ndaj Barcelones (ashtu i kishte ndodhur edhe ne gjysmefinalen e sezonit te shkuar me Romen kur e humbi ndeshjen ne Barcelone), por do te humbase edhe “derbin” ndaj Lazios qe do te luhet ne henen e ardhshme.”

“Por Ninja edhe ne rast te nje rekuperimi teper te shpejte, do te jete e veshtire per tu pare ne fushe ndaj Genoas ne 3 nentor.”

“Nderkohe te marten me 6 nentor, ndeshja e rikthimit me Barcelonen e cila do te gjeje edhe nje Meazza te tejmbushur mund te gjeje edhe rikthikmin e belgut.”

“Radja Nainggolan deri me tani ka luajtur 9 ndeshje me Interin dhe ka fituar 8 e ka humbur vetem nje. Ai keshtu do te donte te rikthehej ndaj katalanasve dhe tani qe jemi dy jave larg pothuajse, eshte nje hipoteze e mundshme edhe pse gjithcka do te varet nga ritmi i rekuperimit te kaviljes.”

“Spalletti shpreson, Radja shpreson por edhe tifozet gjithashtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.