Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

342 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan nuk e llogarit Interin: “Nuk ka si Roma. Aty tifozet e Lazios me luteshin te mos luaja. Kurse ne Milano…”

Nainggolan nuk e llogarit Interin: “Nuk ka si Roma. Aty tifozet e Lazios me luteshin te mos luaja. Kurse ne Milano…”
Inter Club Staff

Periudha te Roma ka qene nje nga me te mirat ne karrieren e Radja Nainggolan sipas asaj qe ai ka thene diten e djeshme.

Lojtari duket se nuk e llogarit fare aventuren e tij te skuadra zikalter per shkak te shume problemeve qe ka pasur ne skuadren zikalter.

Kete gje e ka thene ai vete sot ne Anversa, per mikrofonat e Sport/Voetbalmagazine ku ka treguar edhe si tifozet e Lazios i luteshin te mos luante kunder ne derbi.

“Une e kam thene: kurre nuk kam qene i kenaqur me veten time. Kam kerkuar gjithmone dicka me shume. Kam dashur te behem gjithmone e me i forte.”

“Te Roma kisha enderr te fitoja nje trofe per klubin. Ajo fanelle u be per mua lekura ime e dyte. Aty kam luajtur nje gjysmefinale Championsi dhe ndihesha i rendesishem.”

“Tifozet e Lazios me luteshin te mos luaja ne derbi teksa i takoja neper qytet, edhe per ta isha nje lojtar i madh.”

“Ndershmerisht kur shkova atje nuk e prisja te arrija ate nivel. Kam kaluar vitet e mia me te mira. Atmosfera ishte perfekte edhe per mua si qenie njerezore. Aty te gjykojne vetem per ate qe ben ne fushe, dhe vetem aty jam ndjere ne shtepi.”

“Cdo gje qe beja une jashte pranohej nga klubi. Dicka e tille nuk ndodhi kurre ne Milano apo diku tjeter. Prandaj them nuk ka si Roma ne karrieren time.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.