Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,477 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir, 60 milionë nga xhepi i tij dhe Ausilio ia fillon punës: drejt Ayew, Fekir nën vëzhgim. Gjithashtu…

Thohir, 60 milionë nga xhepi i tij dhe Ausilio ia fillon punës: drejt Ayew, Fekir nën vëzhgim. Gjithashtu…
Rinor Sopaj

Erick Thohir nuk prapësohet, por dyfishohet. Edhe më shumë. Duke iu referuar edicionit të sotëm të la Gazzetta dello Sport, në fakt, manjati indonezian ka vendosur që nga xhepi i tij t’i vendos 60 milionë euro në arkat e klubit: një shifër bukur e lartë nga sa mendohej më herët, duke u bazuar në një edicion të zakonshëm por edhe…paradoksal. Tani, merkato.

PROJEKTI PËR BALANCIM – Një mënyrë për të konfirmuar seriozitetin e projektit është dëshira e madhe për ta kthyer Interin në luftë për scudetto, por gjithashtu edhe të jepet një figurë më e mirë në Evropë në mënyrë që të kthehet aty ku ishte disa sezone më përpara. Thohir, në fakt, nuk e mendon farë që të dorëzohet dhe ai do që skuadra të jap gjithcka në këto ndeshjet e fundit në mënyrë që të rikthehet të paktën në Europa League.

AUSILIO PO PUNON – Është e qartë që tashmë ka filluar të shikoj, në vende të largëta, po shikon për sezonin e ardhshëm, për shënjestrat e merkatos dhe ta ndryshoj situatën në mënyrë që ta lë të kënaqur Roberto Mancinin dhe t’ia jap një skuadër garuese sa më shpejtë të jetë e mundur. “Drejtori sportiv Ausilio dërgon vëzhgues dhe i takon agjentët. Në ditët e ardhshme, do të takohet me Abedi “Pele” Ayew, babai dhe njëkohësisht agjenti i Andre Ayew, lojtari i lindur më ’89, të cilit po i përfundon kontrata me Marseille. Ganezi me pasaportë franceze, sulmues anësor është një mundësi reale. Edhe më interesante, shënjestra për Nabil Fekir, franco-algjeriani i Lyon, mesfushor ofansiv: është parë së fundi duke luajtur për kombëtaren në ndeshjen Francë – Brazil në Saint Denis në 20′ minutat e fundit të ndeshjes ku u inkuadrua në vend të Griezmann. Gjithashtu, nuk duhet humbur nga vëzhgimi edhe Giovani Simeonen, biri i Diego Simeones, 19 vjecar, momentalisht sulmues i River Plates: Interi po vëzhgon. Gjithashtu edhe Chicarito Hernandez, i harruar tek Real Madrid”, thuhet në edicionin e sotëm të së përditshmes italiane.

 

NË HORIZONT – Qëndrojnë në këmbë, sic dihen tashmë, edhe shënjestrat tjera: Jeremy Toulalan, Thiago Motta dhe Lavezzi, që në Francë thuhet që është një hap larg zikaltërve. Ndërsa në mbrojtje, tashmë përvec Murillos, mbeten nën vëzhgim Vida dhe Dragovic, që të dy lojtarë të Dinamo Kiev.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.