Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

500 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan shperthen ne rrjete sociale: “Me keni care ****. Ajo fraze e imja kunder Cristiano Ronaldos eshte…”

Nainggolan shperthen ne rrjete sociale: “Me keni care ****. Ajo fraze e imja kunder Cristiano Ronaldos eshte…”
Inter Club Staff

Radja Nainggolan ka shperthyer ne rrjetet sociale. Lojtari ne pronesi te Interit, ka dale publikisht me nje komunikate ku mohon te kete lidhje me nje postim ku ai tallet me Cristiano Ronaldon.

“Nese Ronaldo ka shpetuar sezonin e tij duke shenuar nje triplete me skuadren e katert nga fundi qe ne 27 ndeshje ka pesuar 46 gola, qofte i lumtur.”

“Sa keq qe ato gola duhet ti shenonte ne Champions League te marten, por tani do e shohe ne divan si puna ime”, kane qene fjale qe disa persona i kane percjelle sikur i ka thene Radja Nainggolan.

Keto fjale me sa duket nuk jane thene nga Radja dhe as nuk jane postuar prej tij, e keshtu, lojtari qe pas disa muajsh do te rikthehet perseri tek Interi, eshte pergjigjur shume ashper ne profilin e tij Twitter.

“Atehere, nga duhet t’ja nis? Tani njerezit kane filluar te vene emrin tim neper fraza sikur une kam bere deklarata?”

“Gjeni ju lutem se ku i paskam thene keto fjale. Sepse me keni care ****. Pike se dyti, si mund te flas keshtu per skuadren time?”

“Si mund te them qe Cagliari ka pesuar shume gola, po qofte i lumtur ai meqe paska shenuar tre gola ndaj nesh? Ju lutem boll me keto jashteqitje.”

“E pastaj per nje kampion si puna e atij une kam respekt. Boll me keto diskutime baresh. Keto fjale nuk kane dale kurre nga goja ime.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.