Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh ajo qe nuk pritet me grumbullimet e lojtareve ne kombetare? “Pas rastit me Covid19, autoritetet mund te…”

Inter, ndodh ajo qe nuk pritet me grumbullimet e lojtareve ne kombetare? “Pas rastit me Covid19, autoritetet mund te…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, Danilo D’Ambrosio ka dale pozitiv me Covid dhe eshte futur menjehere ne izolim shtepiak.

Per lojtarin ka pasur temperature dhe pak lodhje, gje qe eshte treguar edhe nga ai vete me nje postim ne instagram.

Gjithmone ne diten e djeshme, skuadra ka bere ty tampona. Nje ka qene i shpejte, ku te gjithe kane dale negative, dhe nje ka qene molekular, pergjigja e te cileve do te dale sot.

Nderkohe, me sa duket, sipas lajmeve te fundit qe tregon La Gazzetta dello Sport, jane vene ne rrezik te forte grumbullimet e lojtareve neper kombetare.

“Per te gjithe skuadren e Interit tashme duhet te kete nje karantine 14 ditore, ku ata nuk mund te kene kontakte me boten e jashteme, por mund te dalin vetem per te shkuar ne stervitje (pra, shtepi-Appiano).”

“Diten e djeshme klubi ashtu si eshte rregulli, ka lajmeruar ATS e Milanos per Danilo D’Ambrosio qe ka dale pozitiv.”

“Tani, pritet qe brenda dites se enjte, ose maksimumi te premte, ata te komunikojne zyrtarisht me klubin per ate qe duhet te ndodhe.”

“Shanset jane qe ATS te mos lejoje lojtaret te dalin jashte Italise per tu grumbulluar me kombetaret respektive.”

“Por kjo mund edhe te mos ndodhe, nese ata do te lejohen te largohen, por duke organizuar te gjithe udhetime private. Gjithesesi, per momentin nuk dihet cfare vendimi do te merret. Por nese lojtaret nuk do te lejohen te largohet, do te ishte nje lajm i mire per Conten duke pare fazen delikate qe Interi ka per te luajtur ne kampionat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.