Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Napoli-INTER, Conte vendos gjithcka: “Ja formacioni zikalter: 4 ndryshime nga minuta e pare.”

Inter Club Staff

Eshte provimi i radhes per Interin dhe rrugetimin e saj te veshtire drejt fitimit te Skudetos numer 19.

Zikalterit do duhet te kalojne me pare nga Napoli, nje fushe me te vertete e veshtire. Deri me tani rrugetimi i djemve te Contes ka qene me te vertete i jashtezakonshem dhe kane arritur te krijojne edhe nje distance te konsiderueshme.

Por ende nuk eshte fituar asgje dhe vete Conte ka kerkuar disa here qe lojtaret te vazhdojne te jene te perqendruar.

Perballe eshte nje kundershtar teper i veshtire si Napoli qe mbi te gjitha eshte ne kerkim te pikeve per luften Champions.

TE REJAT E FUNDIT NGA NAPOLI – Gattusso nuk do mund te besoje dot te dy titullare: Lozano dhe Ospina. I pari i skualifikuar dhe i dyti i demtuar.

Ne vend te tyre do te luajne Politano dhe Meret. Zielinski eshte rekuperuar plotesisht dhe do te luaj pas shpines se sulmuesit.

Dy dyshime per teknikun: Hysaj ose Mario Rui per te majten dhe Osimhen ose Mertens per sulmin. Me shume mundesi pritet qe keto dy duele ti fitojne portugezi dhe nigeriani.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Ne krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit, Conte do te beje kater ndryshime.

Ne mesfushe rikthehet Barella pas skualifikimit, ne krahun e djathte rikthehet Hakimi, dhe ne sulm Lautaro.

Nderkohe ne te majte Young ulet ne stol dhe aty do te luaje nga minuta e pare italiani Matteo Darmian.

Mbeten jashte vetem Kolarov dhe Vidal: per te dy ata po punohet per ndeshjen ndaj Verones sepse e veshtire te kthehen edhe me Spezian, ndeshje kjo qe luhet te merkuren ne darke.

FORMACIONET E MUNDSHME:

NAPOLI (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.

Ne stol: Contini, Rrahmani, Maksimovic, Hysaj, Bakayoko, Lobotka, Elmas, Mertens, Petagna, Cioffi.

Tranjer: Gattuso.

Te skualifikuar: Lozano (1).

Te padisponueshem: Ghoulam, Ospina.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Darmian; Lukaku, Lautaro.

Preview Napoli-Inter - Tornano titolari Barella, Hakimi e il Toro. Sprint Darmian

Ne stol: Radu, Padelli, Ranocchia, D’Ambrosio, Young, Gagliardini, Vecino, Sensi, Perisic, Sanchez, Pinamonti.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Kolarov, Vidal.

Arbiter: Doveri.

Asistent: Costanzo e Ranghetti.

Arbiter i Katert: Marini.

Var: Mazzoleni (Paganessi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.