Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

667 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Gjermani jane te sigurt: “Inter, ja kush eshte objektivi i madh per krahun e majte: Marotta e deshiron me ngulm.”

Ne Gjermani jane te sigurt: “Inter, ja kush eshte objektivi i madh per krahun e majte: Marotta e deshiron me ngulm.”
Inter Club Staff

Jane te shumte emrat qe permenden tek Interi per sa i perket krahu te majte, por keto kohe nje emer ka qene mbi te tjeret.

Behet fjale per Emerson Palmieri, nje profil i zgjedhur nga Conte dhe klubi per te perforcuar krahun e majte.

Kjo mbase edhe sepse tranjeri italian i njeh shume mire karakteristikat e italo-brazilianit se ka punuar me te edhe ne te kaluaren.

Por sipas lajmeve qe jepen sot ne Gjermani, ne vecanti nga e perditshmja gjermane Kicker, Interi ka hedhur syte te nje lojtar gjerman per krahun e majte.

Behet fjale per Robin Gosens, nje lojtar qe luan tek Atalanta dhe ka habitur shume me paraqitjet e tij kete sezon.

Ai ka po ben nje sezon rekord me skuadren e tij dhe kjo gje ka ngjallur interesin e forte te Marottes mbi te gjithe.

Mendohet se Atalanta kerkon 30 milione euro per te dhe se Interi po mendohet nese duhet ti investoje apo jo keto para. Sipas Kicker, ai shihet si objektivi i madh per krahun e majte pas blerjes se Hakimit ne te djathten.

Nderkohe, lojtari kerkohet ne Bundeslige edhe nga Hertha e Berlinit dhe Schalke 04, por me keto shifra, duket e pamundur qe ato te rivalizojne Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.