Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

390 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne kili zbulojne te verteten per demtimin e Sanchez? “Conte eshte i xhindosur, me sa duket lojtari ka pranuar…”

Ne kili zbulojne te verteten per demtimin e Sanchez? “Conte eshte i xhindosur, me sa duket lojtari ka pranuar…”
Inter Club Staff

Me sa duket, demtimi i pesuar nga Alexis Sanchez ne ndeshjen ndermjet Kilit dhe Kolumbise mund te jete me i rende nga sa u mendua.

Sipas asaj qe thuhet ne oret e fundit ne Ameriken Latine nga adnradio.cl, ne fakt, edhe pse El Nino Maravilla i ka qetesuar te gjithe, ai nuk eshte aspak mire.

Problemi muskular qe ai ka pesuar eshte me i rende nga sa ishte menduar ne momentin e pare dhe ky lajm ka xhindosur totalisht Conten.

Sipas asaj qe tregon media kiliane, Sanchez nuk do te humbase vetem derbin, por edhe ndeshjen ne Champions League ne San Siro kunder Borussia Moenchengladbach.

Por pse eshte xhindosur Conten per dicka qe ndodh shpesh ne futboll (demtimet e lojtareve)?

Me sa duket, Sanchez e ka ndjere shqetesimin edhe para ndeshjes, por ai ka pranuar te luaje.

Ne fund, ai ka dale duke caluar dhe ka thene se behej fjale per nje kontraktim te thjeshte por sipas burimit afer kombetares, demtimi i Sanchez mund te jete vertete serioz dhe ne rrezik eshte edhe prezenca e tij pas nje muaji ne kombetare.

Nese gjithcka do te verifikohet sot, ky eshte nje problem shume i madh per Conten duke pare situaten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.