Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

823 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Gala-Inter, me ne fund arrihet marreveshja per Nagatomon: ja sa do te perfitoje Inter!

E FUNDIT – Gala-Inter, me ne fund arrihet marreveshja per Nagatomon: ja sa do te perfitoje Inter!
Inter Club Staff

Ky i ketyre diteve eshte nje Inter qe po punon shume fort qe te hyje ne parametrat e UEFA-s per Fair Play Financiar. 

Ausilio po punon me shitjen e lojtareve te rinj nga Primavera qe ka shume lojtare te talentuar.

Te gjithe ata po shiten per shuma te rendesishme por gjithashtu me te drejten e riblerjes qe ne rast shperthimi, Interi ta kete perseri ne dore te ardhmen e tyre.

Por jo vetem te rinjte e Primaveres, duket se edhe nga skuadra e pare do te kete largime te lojtareve qe nuk jane ne planet e Spallettit por qe do te deshironin te shiteshin gjithashtu.

Pikerisht per kete fakt, nga Turqia ne keto minuta vijne lajme te rendesishme per sa i perket tratatives Galatasary-Inter per blerjen e Yuto Nagatomos ne keto minuta.

Sipas te perditshmjes turke Aksam, dy klubet me ne fund kane arritur marreveshjen finale per lojtarin japonez.

Oferta e pranuar nga Interi mendohet te jete 2,8 milione euro cash, si dhe disa bonuse te futura nge kontrate. 

Eshte nje lajm fakti qe ka nje marreveshje, sepse ne takimin e Interit me zevendes-presidentin e klubit turk, Abdurrahim Albayrak, zikalterit kishin kerkuar 4,5 milione euro per kartonin e tij por kjo shume u konsiderua shume e larte per klubin nga Cimbom.

Keshtu, kur vete lojtari u perfshi ne negociata dhe ja beri te qarte klubit deshiren e tij per te qendruar ne Stamboll eshte zhbllokuar edhe tratativa me Interin qe e ka pranuar oferten.

Pasi eshte arritur kjo marreveshje, tani Galatasaray do te prezantoje nje kontrate te re edhe per lojtarin duke i rritur madje edhe rrogen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.