Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,785 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Mbrojtje rekord: deri me tani ne Europe ka bere me mire vetem BVB. Martusciello…

Gazzetta – Mbrojtje rekord: deri me tani ne Europe ka bere me mire vetem BVB. Martusciello…
Inter Club Staff

Mbrojtja me e mire e kampionatit dhe e dyta me e mire ne Europe nese llogarisim pese kampionatet me te forta ne Eurpe: “Ne pritje te ndeshjeve test te tjera me skuadrat e medha, projekti Inter duket se i ka themelet e forta dhe nje faze mbrojtese qe i ka dhene siguri skuadres se Luciano Spalletit. Numrat ne kete moment jane edhe me te mire se nisja sprit e kampionatit qe zikalterit bene dy sezone me pare me ne krye Roberto Mancinin. Atehere zikalterit kishin ne klasifikim 15 pike (5 fitore dhe 1 humbje) me 7 gola te shenuar dhe 5 te pesuar, 4 nga te cilat te pesuar nga Fiorentina. Tani Interi numeron 16 pike (5 fitore dhe 1 barazim), 12 rrjeta (8 nga te cilat ne 15 minutat e fundit) dhe vetem dy te pesuara, nga Dzeko dhe Verdi”. Keto jane statistikat qe nenvizon La Gazzetta dello Sport, qe kujton gjithashtu se duke bere llogarite e pese kampionateve me te forta ne Europe, vetem Borussia Dortmund ka pesuar me pak gola se Interi (1 te vetem).

“Jo rastesisht tranjeri zikalter (qe dje ka ngrene darke ne nje restorant te njohur ne Milano me Massimo Morattin dhe djalin Mao dhe Steven Zhang) qe ne Riscone eshte mare jashtezakonisht shume me levizjet e mbrojtjes – lexohet ne faqet e te perditshmes italiane -. Vlera e shtuar eshte dora e Martusciello qe – pas Empolit – ka refuzuar nje pankine si tranjer per te ndjekur mikun e tij tek Interi. Por te mos harrojme qe ne loje zbresin lojtaret, dhe ata kane meritat e veta”. Pra, edhe merita e tyre qe punojne aq shume sa sulmuesit mund te shenojne pa i pasur syte pas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.