Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

831 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT nga Argjentina: “Lautaro Martinez eshte i Barcelones: ja detajet.”

E FUNDIT nga Argjentina: “Lautaro Martinez eshte i Barcelones: ja detajet.”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez afrohet me hapa te medhenj drejt veshjes se bluzes se Barcelones sezonin qe vjen.

Sipas asaj qe tregohet sot ne Argjentine, tashme kalimi i Lautaros tek katalanasit eshte i bere tashme.

E perditshmja argjentinase, Ole, shkruan se ka edhe nje marreveshje ndermjet lojtarit dhe Barcelones:

“Nje enderr qe do te behet realitet. Lautaro Martinez eshte i Barcelones” jane fjalet e te tyre.

Sipas Ole, duke pare shifrat ekonomike te marreveshjes, ka ende disa detaje per tu sistemuar: por ne oret e fundit, klubet po punojne qe ta mbyllin kete marreveshje njehere e mire.

Duket se gjithmone e me shume jemi shume afer mbylljes se kesaj tratative qe ka muaj qe vazhdon.

Marreveshja gjithesesi edhe pse do te arrihet dhe do te nenshkruhet, nuk do te zyrtarizohet deri sa te mbarojne kampionatet dhe Champions League / Europa League.

Klauzola prej 111 milione eurosh keshtu do te ulet dhe nje lojtar do te futet ne tratative dhe sipas Ole, tashme lista eshte ngushtuar ne tre: Vidal, Rakitic dhe Semedo.

Ole tregon se Lautaro Martinez do te behet keshtu lojtari argjentinas me i shtrenjte i te gjitha koherave me kete transferim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.