Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 26, 2020

Scroll to top

Top

313 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Gjermania vjen nje lajm i keq: “Ja cfare i ka bere me dije Bayern drejtuesve te Interit per Perisic.”

Nga Gjermania vjen nje lajm i keq: “Ja cfare i ka bere me dije Bayern drejtuesve te Interit per Perisic.”
Inter Club Staff

Ka skaduar perpara dy ditesh data per blerjen perfundimtare (klauzola) te Ivan Perisic nga ana e Bayern Munich.

E ardhmja e kroatit, i cili ka shkuar ne Gjermani veren e shkuar ne huaizm nga Interi, mbetet e gjitha ne dyshim.

Lojtari ka pesuar nje demtim perpara disa muajsh por ne kete moment ndodhet i rekuperuar dhe i gatshem te luaje sot per skuadren e tij (Bundesliga ka rifilluar dje ndeshjet).

Por me sa duket, nje lajm aspak i mire ka ardhur per Interin sot me zikalterit qe presin lajme prej ditesh nga Munich.

“Ashtu si ishte parashikuar, Bayern Munich ka lene qe te skadoje klauzola e rene dakort me Interin prej 20 milione eurosh per blerjen e tij.”

“Data ne kontrate ishte 15 maj, por Bayern ka vendosur te mos e perdore ate. Kjo edhe sepse fillimisht ishte parashikuar qe Bundesliga do kishte perfunduar ne kete date, por per shkak te pandemise u shty.”

“Bundesliga u rikthye dhe po ashtu edhe Perisic pritet te jete sot ne fushe ose ne stol per Bayern, por burime shume afer klubit bavarez nuk japin aspak lajme pozitive per Interin.”

“Me sa duket Bayern ka vendosur qe te hidhet totalisht ne sulm per lojtarin e Manchester City, Leroy Sane, i cili luan ne te njejtin pozicion si Perisic.”

“Drejtuesit e Bayern nderkohe i kane bere me dije Interit dhe drejtuesve zikalter qe per momentin planet e Bayern nuk jane te perqendruara te Ivan Perisic.”

“Edhe pse nuk perjashtohet qe Bayern te beje nje oferte per kroatin (me te ulet), shanset qe kjo te ndodhe jane te vogla.”

“Per momentin Perisic po shikon perseri zikalter: nuk dihet nese do te rikthehet per te qendruar apo per tu larguar perseri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.