Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

600 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Roma ne… Rome: sezoni i Mauro Icardi ne dhjete foto

Nga Roma ne… Rome: sezoni i Mauro Icardi ne dhjete foto
Bujar Berishaj

Vdekjeprures, cinik, i pafalshem.

Per Mauro Icardi sezoni 2017/18 ka qene ai i konfirmimt, duke pritur nga ai qe te pushtoj podiumin e sulmuesve me te forte ne qarkullim.

Fal punes se bere nga Spalletti dhe staffi i tij, sulmuesi eshte bere nje nga lojtaret me te mire ne panoramen e futbollit nderkombetar. 29 gola ne 34 paraqitje dhe titulli i golashenusit me te mire me vete ne shtepi. Keto jane dhjete momentet me emocionuese te sezonit te tij:

1) NDESHJA E PARE E SEZONIT NE SAN SIRO
20 gusht 2017, Interi likuidon Fiorentinen ne ndeshjen e pare te kampionatit per 3-0. Kapitenit i mjaftojne 6 minuta per te shenuar. Nje kontakt ne zone me Astorin, sulmuesi ne toke dhe arbitri jep penallti. Me vone vjen edhe goli i dyte pas nje krosimi te Perisic te cilin argjentinasi e con ne rrjete. Jo keq si fillim.

2) DOPIETA NE OLIMPICO
Kunder Romes ne ndeshjen e dyte te kampionatit Interi nuk ka nje qasje te mire ne ndeshje. Por pavaresisht kesaj zikalterit tregojne shpirt luftarak dhe avantazhin e Edin Dzekos e permbysin brenda pak castesh ne 2-1 me golat e Icardit. Gola qe jane nje kryeveper dhe tregojne sensin e tij te pozicionimit ne zonen e penalltise.

3) TRIPLETA NE DERBY
E si te mos jete ky moment. Hat-trick dhe Milani mposhtet. Dy gola poshte Curva Nord dhe te tre para syve te Diego Milito qe pastaj thote: “Ka nje sens aq natyral goli sa shenon edhe kur godet keq”. Dhe keshtu eshte, ne minuten e 28 kapiteni, me pulpe, dergon ne rrjete nje top qe vjen nga Candreva. Ne pjesen e dyte Perisic i merr mendet Musacchios dhe i jep nje top argjentinasit ne zone qe me volej e dergon pas kraheve te Donarummas. Por nuk mjafton, sepse Milani barazon. Por ja qe Icardi vjen ne skene serish. Penallti. Icardi gjuan dhe shenon duke i treguar pastaj publikut te Meazzas fanellen e tij ne ajer.

4) DY GOLAT ME ATALANTAN
19 dhjetor, bergamasket te udhehequr nga Gian Piero Gasperini paraqiten ne San Siro per here te pare pas asaj 7-1 duke shpresuar qe te bejne nje paraqitje me dinjitoze. Dhe gjithcka dukej e barabarte, me mysafiret qe e luanin ndeshjen njejte me te zotet e shtepise. Por duket se kane harruar te bejne llogarite me Icardin. Dy gola, te dyja me koke dhe Inter merr tre pike. Tashme topi qe perkedhel butesisht rrjeten pas golave te tij eshte bere nje shprehi. Dhe i gjithe stadiumi therret emrin e tij.

5) PENALLTIA ME PORDENONEN
Do te duket banale, por nuk eshte. Edhe pse Interi nuk ka shkuar larg ne Kupen e Italise, eliminimi nga nje skuader e kategorise se trete do te ishte figure e keqe. Nje ndeshje qe u nenvleresua por ne penallti gjithcka u rregullua. Ne rastin se Icardi do te hipnotizohej nga Perilli atehere skuadra e Spallettit do te peshendetej nga Kupa e Italise. Por kapiteni shenon, per pjesen tjeter perkujdeset Nagatomo.

6) NDESHJA NE ARTEMIO FRANCHI
Nje gol prej nje sulmuesi te vertete. I pari per te ne 2018 dhe Interin. Kunder Fiorentines per Interin nuk po shkon. Por si zakonisht per kete mendon Icardi. Cancelo kroson nga goditja e denimit, Icardi eshte ne shtyllen e pare dhe gjuan me koke. Sportiello pret por Icardi eshte akoma aty, duke u rrezuar arrin te shtyj topin ne porte. Nje pike e arte per skuadren ne garen per Champions.

7) GOLI ME TAKE NE GENOVA
Ndoshta goli me i bukur nga te gjthe. Ne nje ndeshje ku Interi ne krye me Icardin eshte super. Ne Marassi ai shenon kater gola, secili me i bukur se tjetri. Ne golin e tij numer 101 eshte nje magji. Icardi eshte me shpine nga porta, i markuar nga nje mbrojtes dhe me Vivanon qe ruan shtyllat. Nuk ka hapesire manovrimi, por ja nje levizje prej gjeniu. Nje goditje me take fituese. Nje gol prej kampioni te vertete.

8) 1-1 KUNDER JUVENTUS
Me 10 lojtare per 70 minuta, ne disavantazh edhe me rezultat. Per Interin nuk eshte e lehte te tentoj permbysjen, ne shtepi, kunder Kampioneve te Italise dhe te pareve ne klasifikim. Por ja qe zikalterit provojne edhe fal karizmes se kapitenit dhe eshte pikerisht Icardi qe thote fjalen e tij ne pjesen e dyte. Krosim nga Cancelo dhe ajo goditje e famshme me koke per te barazuar rezultatin ne nje ndeshje qe do te hynte ne historine e klubit zikalter. Dhe ne festimin e tij shfaqet krenaria dhe nderi qe ka per fanellen zikalter.

9) LOTET PAS INTER-SASSUOLO
Duke folur per krenarine, zemerimin dhe nderin, ja kuadri me realistik i sezonit zikalter por edhe te Icardit, ne nje deshperim pas humbjes ne shtepi me Sassuolon. Nje ndeshje ters, ku sulmuesi humb 3-4 raste para nje Consigli monumental. Ne mbremjen me interiste nga te gjitha, 25 vjecari nga Rosario po rrezikonte seriozisht te pershendetej me enderren Champions League.

10) PENALLTIA KUNDER LAZIOS
Dhe ja (edhe pas nje assisti jo te keq nga Zenga) qe Interi ka mundesine per te shpaguar veten. Te fitoj ne Olimpico per te marre vendin e katert. Ne nderkohe Icardi ka edhe nje llogari per te bere me Immobilen. Mbremja per zikalterit nis keq. Deri kur, shume i kontestuari De Vrij rrezon argjentinasin ne zonen e penalltise. Ja, shansi per te rregulluar gjithcka dhe Icardi nuk te fal. Strakosha nuk mund te bej asgje, as te marr topin nga rrjeta te cilin tashme e kane marre zikalterit. Pjesa tjeter nje histori qe tashme e njohim. Por lotet e kapitenit zikalterit pas fishkellimes finale jane per t’ vene ne muze te klubit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags