Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje lajm i mire per Miranden ne prag te ndeshjes Brazil-Belgjike

Nje lajm i mire per Miranden ne prag te ndeshjes Brazil-Belgjike
Inter Club Staff

Mbrojtesi i Interit, Joao Miranda, konfirmohet edhe njehere si nje nga njerezit me te rendesishem te Brazilit te tij.

Ne kete Boteror ai ka qene nje shtylle e vertete ne mbrojtje por edhe nje lider i vertete.

Globo Esporte, media e njohur braziliane ka dhene sot nje lajm shume te mire per mbrojtesin e Interit por edhe per tifozet zikalter qe simpatizojne Brazilin ne kete boteror.

Ne ndeshjen ndaj Belgjikes, e vlefshme per cerekfinalen e Boterorit, Joao Miranda do te jete kapiteni i Brazilit ne fushe.

Ne kete Kupe Bote, tranjeri i Brazilit, Tite, e ka ndrushuar disa here fashen e kapitenit ndermjet lojtareve me te rendesishem te kombetares se Brazilit dhe neser do i takoje perseri fasha e Kapitenit, fashe te cilen e mbajti edhe ne ndeshjen ndaj Serbise.

Komunikimi nga ana tranjerit per kete vendim ka ardhur sot me te mberritur ne hotelin e tyre ne Kazan.

Por nderkohe qe ky lajm ka mberritur, Joao Miranda sot eshte perfolur se do te rinovoje shume shpejt kontraten e tij me Interin.

Ja cfare shkruante Gazzetta dello Sport sot:

“E ardhmja e Joao Miranda duket te jete akoma te Interi. Edhe pse rinovimi i kontrates mund te pres, me shume mundesi deri ne gjysmen e dyte te korrikut pra pas finales se Boterorit te cilin ai shpreson ta luaj dhe ta fitoj me Brazilin e tij.”

“E ardhmja te Interi e Joao Miranda nuk eshte aspak ne diskutim, por ai (sipas Gazzetta dello Sport) do te preferonte qe te mos fliste akoma te pakten edhe per disa dite.”

“Vetem pas kthimit te tij ne Milano, ish-lojtari i Atletico Madrid do e zgjas lidhjen e tij me zikalterit qe ka nisur ne 2015 dhe eshte ne skadence per qershorin e vitit 2019.”

“Sa i perket pjeses tjeter duket vetem nje ceshtje ne te cilen duhen vendosur vetem firmat e paleve te perfshira, me marreveshjen qe duket se tashme ekziston.”

“Dhe madje eshte refuzuar nje oferte nga ana e Palmeiras, klub nga San Paolo qe permes presidentit Maurice Galiotte i kishte vene syrin Mirandas si nje prej lojtareve te medhenje qe klubi brazilian mund te transferoj.”

“Ne kete merkato te Interi ka ardhur Stefan De Vrij, qender mbrojtesi holandez qe sezonin e kaluar ishte pjese e Lazios por kjo nuk do te thote qe Miranda do te largohet (pavaresisht moshes) me brazilianin qe ka qene shtylle te Interi qe prej ardhjes se tij.”

“Dhe duke pasur parasysh faktin qe sezonin tjeter Interi do te jete i impenjuar edhe ne Champions League atehere posedimi i alternativave dhe sidomos ne mbrojtje me lojtar te kalibrit te Mirandas eshte dicka shume e rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.