Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Campagnaro bind, Icardi zhgenjen. Juan dhe Pereira, sa vuajtje.

Notat: Campagnaro bind, Icardi zhgenjen. Juan dhe Pereira, sa vuajtje.
Xhorxh Gellci

Keto jane notat e lojtareve te Interit per ndeshjen kunder Chelseat te Mourinhos, sipas FcInter1908.it

Handanovic 6: Nuk nevojitet te beje ndonje nderhyrje te madhe, dhe ne golat nuk ka asnje faj.

Campagnaro 6,5: E harrojme ndeshkimin me karton te kuq dhe perqendrohemi tek paraqitja. Eshte per nje kohe te gjate lojtari me bindes i repartit mbrojtes.

Ranocchia 6: Mban me fizikun e tij dhe pergjithesisht nuk hutohet nga trekendeshat e shpejte te sulmuesve te Chelsea.

Juan 5: Duket qe po paguan shume punen intensive te bere deri tani. I dribluar shume here nga Moses dhe Hazard.

Nagatomo 6: Ne pjesen e pare paraqitet shpesh ne sulm dhe ndihmon Guarin ne krah te djathte. Ndersa ne pjesen e dyte nuk mund te gjykohet, per shkak te kartonit te Campagnaro.

Guarin 6: I shkon shume prane nje goli fantastik, por pas tij, shuhet qetesisht.

Cambiasso 5: Nuk sherben as ne fazen mbrojtese as ne ate sulmuese. Sulmuesit e Chelseat e kalojne vazhdimisht dhe topat e gjate per shoket jane te pasakte.

Alvarez 5: Ndonje gje te bukur por pergjithesisht nuk tregon shume gjera te mira ne rolin e ri qe Mazzarri ka menduar per te. Duhet te punoje, shume.

Pereira 5: Moses e ben te vuaje ne krahun e tij.

Palacio 6: Eshte e tij gjuajtja me e rrezikshme, jane te tij aksionet me interesante. Nuk eshte dicka e re.

Icardi 5: Sherbehet pak, por edhe ai fshihet dhe zhduket nga ndeshja.

Belfodil 6: Pavaresisht Ramazanit, leviz me mire se Icardi dhe duket me i gatshem.

Mazzarri 6: Chelsea eshte e nje kategorie tjeter ne kete moment. Do te jete edhe ne te ardhmen e afert por duhet te filloje te ngreje zerin sepse koha po kalon dhe skuadra eshte modeste dhe e pakompletuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags