Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E NDESHJES – Brozovic eshte i denje per Bernabeu por cfare skandali Barella: “Meriton noten…”

NOTAT E NDESHJES – Brozovic eshte i denje per Bernabeu por cfare skandali Barella: “Meriton noten…”
Inter Club Staff

Sa keq. Interi del pa pike edhe njehere tjeter ndaj Real Madrid ne nje ndeshje ku ka merituar te pakten te merrte nje pike.

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve pas ndeshjes se sotme sipas FcInterNews.it:

HANDANOVIC 5,5 – I ftohte te e majta e Kroos, me pas falet nga Jovic dhe Rodygo qe tregohen te pasakte perballe tij.

Me i levizshem ne pjesen e dyte por te goli i dyte i Asensios asnje portier ne bote mund te kishte bere dicka.

D’AMBROSIO 5,5 – Kur Vinicius niset me shpejtesi, ai duhet te kerkoje ndihme te shoket. I ndodh qe ta kaloje shpesh, por luan mire sot. Jo shume kur avancohet peprara si mesfushor.

SKRINIAR 6 – Qendor per te treten ndeshje radhazi. Ben shume mire edhe pse ndonje kundersulm nuk e gjen veten ne pozicion. Shpesh e ndihmon edhe Brozovic qe kthehet deri prapa te marre topin.

BASTONI 6,5 – Ai kalon pjesen me te madhe te pjeses se pare ne gjysmefushen e Real Madrid. Ben shume mire edhe pse ndonjehere e le skuadren prapa ne inferioritet numerik. Rekuperimet fantastike nuk kane munguar as sot.

DUMFRIES 6 – Ka bere disa gjera te mira ne te djathte, sidomos kur Mendy e humbet duke qene se e vuan nga ana fizike.

Hapsira ka pak por ai mundohet. Shume energji por edhe shume faulla te bere. Ndonjehere jep ndihme edhe per Vinicius.

NGA MINUTA E 46 DIMARCO ME NOTEN 6 – Lojtari futet me mendjen e duhur ne fushe por inferioriteti numerik nuk e le te shprehet shume. Per pak sa nuk shenon nje gol me koke.

BARELLA 4,5 – Nuk kalon nje nate te madhe dhe Bernabeu le shenje tek ai. E nis me nje tackle spekakolar ndaj Vinicius por me pas shkon me vonese te Kroos qe shenon.

Humbet nje rast te paster. Pastaj ai grusht te kemba e Militaos. Karton i kuq i rende por ai duhet ta kishte evituar ate moment.

BROZOVIC 7 – Talenti i tij eshte i paster dhe pershtatet menjehere me nje stadium si Bernabeu te cilin e ka ndricuar Modric per vite me radhe.

Rekuperime, ndales, pasime, gjuajtje. Gjithcka. Dhe behej me nerva sa here topi nuk kalonte tek ai. Habit fakti se doli me perpara nga fusha.

NGA MINUTA E 60 VIDAL ME NOTEN 6 – Shoqerohet me vershellima nga Bernabeu por nuk ndikohet aspak dhe luan me vendosmeri.

CALHANOGLU 5 – Nje hap prapa ne krahasim me ndeshjet e kaluara. Ndikohet shume nga rendesia e ndeshjes dhe ndoshta nga stadiumi.

NGA MINUTA E 60 MATIAS VECINO ME NOTEN 5,5 – Pas futjes se tij Interi mbetet me 10 lojtare dhe ai e ka akoma edhe me te veshtire te dale na pah.

PERISIC 6,5 – Si gjithmone nje pike referimi e madhe. Ai shtyn Rodrygo te beje mbrojtesin e krahut dhe te mos e humbase nga syte.

Vihet ne dispozicion te skuadres nga minuta e pare e deri tek e fundit. Nje lojtar totalisht i transformuar ne te majte.

MARTINEZ 5 – Rrethohet shpesh nga fanellat e bardha dhe ai mundohet te gjeje alternativa per levizjet e tij.

Nuk ben aq sa duhet per nje nate si kjo. Duhet te bente me shume.

NGA MINUTA E 66 ROBERTO GAGLIARDINI ME NOTEN 5,5 – Ai e ka te veshtire te futet ne loje ne nje faze kur Real po fshehte topin. Vrapon shume, por i mungon dicka.

DZEKO 5,5 – Ashtu si Lautaro edhe ai e vuan shume markimin e kundershtareve. Gjithesesi, ai leviz me shume dhe e merr shpesh here topin me prapa.

NGA MINUTA E 60 SANCHEZ ME NOTEN 6 – E nis me nje te share ndaj Perisic qe kerkonte topin ne te majte i lire. Pastaj tenton te shpike dicka, por vetem nuk ka cfare ben.

TRANJER INZAGHI 6 – E pergatit si gjithmone shume mire ndeshjen me skuadren ne menyre konstante ne fushen e Real Madrid.

Por mjafton nje gjuajtje nga jashte zone per te drejtuar ndeshjen nga ana e gabuar edhe ndaj nje Reali te parashikueshem.

Provon te beje dicka me zevendesimet, por Barella nuk eshte se i le shume hapsire atyre qe u futen per te treguar ndonje gje. Bernabeu ne ato caste u be nje Everest.

REAL MADRID: Courtois 6, Carvajal 6, Militao 6,5, Alaba 6, Mendy 6, Kroos 7 (dal 78′ Valverde sv), Casemiro 7 (dal 71′ Camavinga 6), Modric 6,5, Rodrygo 6 (dal 78′ Asensio 6,5), Jovic 6 (dal 78′ Mariano Diaz sv), Vinícius 6 (dall’80’ Hazard sv). All. Ancelotti 6,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.