Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

414 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: Feja, Interi dhe kemba e thyer. Tregoj gjithcka…

Kovacic: Feja, Interi dhe kemba e thyer. Tregoj gjithcka…
Xhorxh Gellci

Matteo Kovacic tregon. Mesfushori i ri kroat, baze e projektit zikalter te te ardhmes (qofte Moratti apo Thohir ne timon, pak rendesi ka), ka folur per gjithcka, qe nga feja e tij deri ne ardhja ne Milano. Ja fjalet e tij:

Si eshte te luash per nje klub te madh si Inter?

“Ka qene me te vertete nje hap shume i madh per mua. Eshte gjithcka e ndryshme. Nuk dua te nenvleresoj futbollin kroat por sigurisht gjithcka eshte me e veshtire ketu. Eshte gjithcka me e shpejte, me e veshtire, eshte ndryshe. Dhe vlen edhe per tifozet. Stadiumet jane gjithmone plot dhe eshte bukur te luash ne keto kushte. Per sa i perket jetes time, ka ngelur e njejta. Jetoj ne apartamentin tim dhe shpesh-here vijne te me takojne prinderit dhe miqte. Jam shume i kenaqur.”

Suksesi tend eshte frut i nje pune dhe sakrifice te madhe. Cfare rol ka pasur feja?

“Nuk e di sa mund te flas per fene time. Jam rritur me fene ne koke qe ne moshe te vogel. Per mua feja eshte shume e rendesishme. Nuk mund te them qe kam pasur periudha vertet te veshtira, pervec kur kam thyer kemben. Qe nga ai moment kam patur nje shpirt te gjithin te ri, kam kuptuar qe edhe ne gjerat negative ka dicka te mire.”

Ke pasur ndonjer frike se nuk do te luaje futboll?

Kur njeri heq allcine, kemba eshte e dobet, nuk mund te ecesh per tre ose kater muaj. Eshte e veshtire por nuk kam patur kurre dyshim, e dija qe do mundesha te vazhdoja. E doja kete gje dhe ja kam dale. Natyrisht familja ime dhe miqte e mi me kane ndihmuar. Dhe duhet te falenderoj Zotin.”

Je nje nga talentet me te medhenj kroate. Kush te ka zbuluar? Dhe si ndihesh qe ke kete talent?

“Perpara se gjithash, faleminderit per komplimentat, eshte vertet bukur te degjosh gjithe keto pergezime. Nuk e di kush me ka zbuluar. E di qe mamaja ime me ka cuar ne trajnimin e pare, eshte ajo qe ka qene e para qe ka kuptuar qe kisha kualitet. Duhet te falenderoj prinderit e mi. Shpesh prinderit vendosin presion mbi femijet, ata me kane ndjekur gjithmone, kur kishin dicka per te thene ma thoshin, por nuk me benin presion. Jam i lumtur per jeten qe kam dhe nga kjo mund te dedikohem dhe te jap maksimumin per profesionin tim.”

Ke pasur ndonjehere frike se suksesi mund te te largonte nga feja?

“Ndershmerisht nuk e kam menduar kurre. Per mua nuk ka ndryshuar asgje, luaj futboll dhe me suksesin vjen edhe fama. Besoj dhe shpresoj qe keto gjera nuk ndryshojne kurre, shpresoj te qendroj gjithmone i njejti. E di qe ka momente te veshtira ku feja vihet ne dyshim por eshte familja dhe miqte qe te mbeshtesin ne ato momente.”

Ke debutuar ne kombetare kunder Serbise. Cfare kujtim ke nga ajo ndeshje?

“Ajo ndeshje kishte shume kuptim per njerezit tane. Nuk mund te them shume gjera ne lidhje me luften sepse sapo kisha lindur por sigurisht behet fjale per nje plage shume te rende te popullit kroat. Dhe natyrisht edhe per ate serb. Persa i perket ndeshjes, duhet te falenderoj gjithe ata qe me kane dhene kete mundesi te madhe. Dhe fale Zotit edhe kemi fituar, nje fitore me rendesi jetike. Per gjithe kroatet ajo fitore vlente me shume se tre pike.”

Cfare raporti kane me fene shoket e tu te skuadres? Je gjendur ndonjehere ne ndonje situate te veshtire?

“Shoket e mi e dine se cfare mendoj une. Ka shume lojtare qe besojne po ka edhe te tjere qe blasfemojne. Une mundohem tu them: ‘boll, mos e beni’. Por ne qofte se shikoj qe nuk perfitoj asgje, ndal se foluri. Ne qofte se duan te vazhdojne ti perdorin ato fjale, nuk mund te bej asgje, mundem vetem te lutem per ta. Ndonje shok me therret ‘kleriku i vogel’ por kjo nuk eshte sharje, eshte shaka. Megjithate me disa shoke mund te flas per fe.”

Cili eshte citimi tend i preferuar nga Bibla?

“Vendos gjithcka ne duart e Zotit. Kjo eshte fraza ime e preferuar.”

Je rritur ne Austri, pastaj ke jetuar ne Zagreb, tani je ne Milano. Si te ka ndryshuar e gjitha kjo?

Kam ngelur gjithmone i njejti. Natyrisht ne gjithe keto ndryshime vendi kam rrezikuar te humbas miq, ka qene e veshtire te transferohesha. Kur jam larguar nga Austria, isha i lumtur te shkoja ne Zagreb, ku kisha kaluar adoleshencen. Transferimi ne Milano ka qene me i veshtiri, sepse ketu (ne Zagreb, vendi ku behet intervista) kisha te dashuren, miqte e mi, kishen. Kam kaluar gjashte vite te mrekullueshme ketu por kjo eshte bota e futbollit. Nuk them se nuk jam i lumtur qe kam shkuar ne Milano, perkundrazi. Jam shume i lumtur qe jam tek Inter por e di ku eshte shtepia ime dhe kjo eshte e rendesishme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.