Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,944 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e NDESHJES – “Inter, Barella nje dinamo e vertete! Por me i miri ne fushe ka vetem nje emer: ai qe nuk…”

NOTAT e NDESHJES – “Inter, Barella nje dinamo e vertete! Por me i miri ne fushe ka vetem nje emer: ai qe nuk…”
Inter Club Staff

Inter sapo ka fituar nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit te saj ne Meazza ndaj Romes se Jose Mourinhos me rezultatin 3-1.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve zikater pas ndeshjes se sotme:

HANDANOVIC 6 – Peson nje gol ne te vetmen gjuajtje te vertete te Romes ne porte. Por me shume eshte merita e Mkhitaryan se sa faji i tij.

Sa keq qe si ne La Spezia, nuk arrin do te mbaje nje clean sheet qe e meritonte pikerisht ne fundin e ndeshjes.

SKRINIAR 7,5 – Gjithmone nje lider emotiv dhe agresiv per skuadren. Ai perballet me El Shaarawy balle per balle dhe pa frike.

Shpesh here e ben te zhduket neper pjese fushe qe jane teper larg portes. Nderkohe, bashke me De Vrij ne qender largon cdo lojtar te Romes dhe largojne Abraham shume nga porta.

Nga ana tjeter, ndihmon Dumfries dhe Barella sa here Interi eshte ne posedim te topit ne krahun e djathte. As edhe nje gabim te vetem nuk ben.

DE VRIJ 7 – Nje gabim i vetem, sapo fillon pjesa e dyte, ku El Shaarawy per pak sa nuk ben dem ne ate moment.

Ai humbet topin ne menyren me te keqe. Per sa i perket pjeses tjeter, nje ndeshje shume e mire. Anullon totalisht Abraham ne fushen e lojes.

DIMARCO 7 – Nje levizje komplet surprize ne fushen e lojes. Por ai ben shume mire prapa ndaj Karsdrop dhe Pellegrinit por teper i cmuar edhe ne topat e gjate.

Eshte pikerisht ai qe peshkon Perisic te goli i dyte i Brozovic. Nderkohe, ne pjesen e dyte shpeton porten nga nje gol i sigurt te gabimi i De Vrij.

NGA MINUTA E 63 ALESSANDRO BASTONI ME NOTEN 6,5 – Ai futet me sjelljen e duhur ne fushe dhe merr pjese ne cdo moment ne fazat e lojes se Interit.

Shume te rendesishme edhe disa mbyllje ne fund te lojes.

DUMFRIES 7,5 – Kesaj radhe Zalewski vuan shume por kjo nate do e ndihmoje shume ne te ardhmen si eksperience.

Nderkohe, Dumfries ben nje levizje per shkolle futbolli ne golin e pare dhe me pas duke shenuar vetem per vetem me portierin. Nje tren ne levizje.

BARELLA 7,5 – Nje dinamo qe shton energji per skuadren gjate gjithe kohes. E pamundur ti qendrosh nga pas si kundershtar.

Improvizon ne cdo pjese te fushes. E trajton topin me shume delikatese dhe ben ate qe duhet sa here mundet. E ben me kembet e tij, pa skuter, edhe pse duket sikur eshte mbi nje te tille.

BROZOVIC 8 – Pertej golit qe shenoi, eshte me i miri ne fushe pa me te voglin dyshim. I pabesueshem vertete.

Ai eshte nje maratonomak qe nuk ndalon kurre dhe cdo moment eshte nje rrezik konstant i Romes. Edhe kur ndodhet prane Handanovic.

NGA MINUTA E 72 ROBERTO GAGLIARDINI ME NOTEN 6.5 – I bindur sot per aftesite e tij ben shume mire ne loje.

Duket ne forme. Pak minuta por shume kualitet. Merr shume duartriokitje ne San Siro.

CALHANOGLU 7,5 – I inspiruar edhe ai sot por inspiron edhe te tjeret. Rui Patricio ben mrekulline pas nje gjuajtje nga distanca por ishin kembet e tij ata qe shpiken ate gol te Dumfries.

Nderkohe, luan nje ndeshje me plot grinte qe e ndihmon shume skuadren. Merr edhe nje karton te verdhe sepse nuk donte as ta dergonte ne mend qe lojtari i Romes te kalonte gjysmefushen e tij. Nje luftetar.

PERISIC 7 – Mourinho e njeh shume mire, jo me kot disa vera me pare do te paguante edhe nga xhepi i tij per ta marre ne Manchester.

Nderkohe, ai edhe pse ka Karsdorp perpara nuk do tja dije dhe e mund pothuajse ne cdo cep te fushes. Ka nje hap tjeter dhe eshte shume i frymezuar. Nje vlere e madhe e ketij Interi.

NGA MINUTA E 72 GOSENS ME NOTEN 6 – Ne momentin e futjes se tij ne loje Inter nuk ka me nevoje per te sulmuar hapsirat.

Gjermani ben shume mire dhe gjendet gati sa here skuadra ka nevoje per te.

MARTINEZ 7 – Ka nje deshire shume te madhe qe ta zgjase sa me shume magic momentin e tij. Kesaj radhe shenon nje gol nga ato qe ai ben shpesh.

Perfiton ne zone dhe me koke e dergon ne rrjete. Eshte vertete shume mire dhe duket edhe ne levizjet qe ben ne fushe.

DZEKO 6 – Shume pune taktike dhe shpesh here shkon deri prapa per te marre topat. Nderkohe, dy gola nisin pikerisht keshtu, me Dzeko qe merr mbrojtesat me vete. Mire, por mund te beje me mire ne menaxhimin e topave.

NGA MINUTA E 63 CORREA ME NOTEN 6 . Nje rrezik konstant kur Inter niset ne kundersulm. Nuk dihet ende si Rui Patricio i priti ate top disa hapa larg postes.

TRANJERI INZAGHI 7,5 – Nuk ka shume kohe per te pergatitur nje ndeshje te madhe por i mjafton energjia nga ndeshjet e tjera per ta drejtuar menjehere skuadren ne menyren e duhur.

Interi i tij luan me bindjen e nje skuadre te madhe dhe ka gjithcka per te fituar edhe ndaj nje kundershtari te veshtire si Roma.

Dora e tij duket kudo por mbi te gjitha ne mendjen e lojtareve qe shihen sikur kane nje marsh tjeter ne fushen e lojes.

ROMA: Rui Patricio 5,5, Mancini 5, Smalling 5,5, Ibanez 5,5, Karsdorp 6, Pellegrini 6 (dal 64′ Veretout 5,5), Oliveira 5,5 (dall’80’ Bove sv), Zalewski 5 (dal 78′ Vina sv), El Shaarawy 6 (dal 64′ Perez 6), Mkhitaryan 6,5, Abraham 5 (dal 78′ Shomurodov 6). All. Mourinho 5,5

ARBITRO: SOZZA 6,5 – U prit me polemika te kota, por drejton nje ndeshje te madhe ku nuk mban anen e askujt.

Ne cdo moment shume i qarte dhe eviton cdo dyshim duke u treguar i vendosur. Mbase mungon nje karton i verdhe per Mancinin por per sa i perket te tjerave, nje ndeshje e administruar shume mire. Vertete nje arbiter premtues.

ASSISTENTI: Carbone 6 – Bindoni 6

VAR: Irrati 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.