Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,995 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat e Verona-Inter – Handa, nje gabim i vogel. Nderkohe Borja ben Icardin…

Notat e Verona-Inter – Handa, nje gabim i vogel. Nderkohe Borja ben Icardin…
Inter Club Staff

Vota te larta, po, por edhe disa nota jo kaluese per disa lojtare te Interit triumfues ne Verona. Ja notat e ndeshjes sipas Corriere dello Sport:

Handanovic 5 – Jo i vene ne proven e pjesen e pare por nje gabim teper i rende ai i penalltise qe i dhuroi 1-1 Verones.

D’Ambrosio 6 – Fares e vendos shume ne veshtiresi duke e bere qe te qendroje shumicen e kohes prapa pa ndihmuar perpara. Nje nate jo e mire per te, por nga nje ane me mire te lesh pak hapsira se sa te rrezikosh.

Skriniar 6,5 – Kean eshte por nuk duket. Cerci tenton ndonje gje individuale por pa rezultat. Konfirmohet ne super forme.

Miranda 6 – Verona ne sulm u duk shume pak, e kjo per merite edhe te tijen. Mbrojtesi brazilian kaloi nje nate te qete. Me Skriniar formon nje dyshe te frikshme.

Nagatomo 6 – Verde kerkon te beje dicka, por dje ka pasur perballe nje Nagatomo efikas. Gaboi shume pak.

Vecino 6,5 – Ne mesfushe ai eshte fari ndricues. Ish lojtari i Fiorentines ka edhe nje hap te frikshem ku i fiton mjaft kohe skuadres me inkursionet e tij.

Gagliardini 6,5 – Shume diference ne mesin e fushes ku e kishte me te lehte te fitonte dyluftimet sepse kundershtaret nuk ishin aspak ne forme. Gjithsesi nje ndeshje mjaft e mire e tij.

Candreva 7 – Nje assist perfekt per Borja Valeron. Gjithmone aktiv dhe dinamik ku ka kerkuar shpesh here Icardin i cili ishte i mbuluar nga mbrojtja kundershtare gjate gjiteh ndeshjes.

Borja Valero 7 – Ai zgjodhi te vishej si… Icardi. Spanjolli shenoi nje gol alla sulmuesi pyke duke gjetur keshtu rrugen e rrjetes per here te pare me bluzen zikalter.

Perisic 7 – Me pak brilant se zakonisht, por duket atehere kur duhet. I katerti gol ne kampionat dhe qeteson keshtu Spalletin.

Icardi 5,5 – I le keshtu lavdine e golave Borja Valeros dhe Perisic. Gjate ndeshjes duket shume pak ku ishte tere kohes i mbuluar nga dy mbrojtesa kundershtare.

Brozovic – (nga minuta e 29) 6 – Mer vendin e Candrevas, mer nje te verdhe por gjithesesi ofron ndihmen e tij teper te rendesishme ne arritjen e rezultatit.

Spalleti 7 – Ky Inter eshte gjithmone me shume imazhi i tij: esencial, e eger, efikase kur duhet dhe kaq. Spalleti mer perseri vendin e dyte ne klasifikim qe i takon me te drejte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.