Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,755 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Viktoria Plzen-INTER – “Cfare note per Dzeko dhe Acerbi. Nderkohe, per Correa shkon nje…”

NOTAT e Viktoria Plzen-INTER – “Cfare note per Dzeko dhe Acerbi. Nderkohe, per Correa shkon nje…”
Inter Club Staff

Inter sapo ka fituar ndeshjen e saj te pare ne kete edicion te Champions League dhe e ka bere kete gje kunder skuadres se Viktoria Plzen.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve pas ndeshjes se sotme:

ONANA 6 – Bassey, vetem ne fund fare, eshte ai qe ben sot Onanen te marre nje note sepse deri me aty, pothuaje nuk kishte pasur fare pune.

Ka qene nje nate e qete dhe normalisht ka qene merite e shokeve te tij qe kane lejuar skuadren e Viktoria Plzen te dale shume pak here perpara.

SKRINIAR 6,5 – Ka thene qarte se do te beje gjithcka per ngjyrat zikalter dhe ashtu ndodhi edhe ne fushen e lojes.

Ka qene nje pjese e pare ne menyre konstante ne fushen kundershtare dhe sa here ka qene nevoja, ndihme edhe prapa. Shume i perqendruar sot dhe per pak sa nuk shenoi nje gol.

ACERBI 7 – Nje debutim i mire me fanellen e Interit dhe cfare debutimi: qe nga minuta e pare ne Champions League.

Luan shume mire dhe qeveris zonen e tij kur eshte momenti per ta bere kete. Ben nje ndeshje te mire duke surprizuar jo pak tifozet zikalter qe kane ende shume dyshime per te.

BASTONI 6,5 – Jo shume entuziast kur Inzaghi e therret ne pankine, por e di shume mire qe e beri sepse mori nje karton te verdhe.

Nderkohe, ate karton mund ta kishte evituar pasi folur me shume nga sa duhet te rasti i nderhyrjes ndaj Barellla.

NGA MINUTA E 63 D’AMBROSIO ME NOTEN 6 – Pavarsisht se futet ne loje kur Inter kishte superioritet numerik, prape kishte situata te sikletshme.

DUMFRIES 7 – E fillon ngadale dhe nuk gjen hapsira. Por sapo ato krijohen, ai behet si nje kal i cmendur ne krahun e djathte.

Shenon edhe nje gol shume te cmuar, por duhet te tregohet me i qete kur sherben shoket. Duhet te mesoje pak nga Dzeko per shembull, qe i dha nje top te arte per te shenuar.

BARELLA 6,5 – Mbi te gjitha, nje lajm shume i mire qe ajo nderhyrje killer e Bucha nuk i beri ndonje gje te madhe.

Luajti edhe pas asaj, dhe normalisht, ndihmoi edhe Interin me ate karton te kuq. Ka bere hapa para ne ndeshjet e fundit.

NGA MINUTA E 73 GAGLIARDINI ME NOTEN 6 – Rikthehet ne shtepi nga Plzen, me nje karton dhe 20 minuta te kjo fitore e Interit. Luan me kujdes sot.

BROZOVIC 6,5 – Gabimin e pare e ben ne minuten e 58 me nje pasim te gabuar per Acerbin. Deri atheere, totalisht perfekt.

Nderkohe, mund te kete prekur pa frikem e shume topa se gjithe Viktoria Plzen ne pjesen e pare: aq i pandalshem u duk.

NGA MINUTA E 84 KRISTJAN ASLLANI – Pa note.

MKHITARYAN 6,5 – Ka qene nje lojtar shume i levizshem dhe ka shume teknik ne kembet e tij kur eshte ne zoterim te topit.

Gjithmone i gjalle ne loje dhe kerkon te behet protagonist disa here. Duhet te saktesoje pak kemben kur godet.

NGA MINUTA E 73′ CALHANOGLU ME NOTEN 6 – E ndjen se mund te beje dicka por nuk ja del sa here ka topin ne kembe. 20 minuta me shume si nxemje perpara Udineses.

GOSENS 6 – Me mire nga ana atletike, por eshte ende i turpshem kur eshte ne gjysmefushen kundershtare.

Me shume pason prapa se sa kerkon lojtaret perpara. Ne menyre paradoksale eshte efikas sot me shume ne zonen e rreptesise kundershtare sepse goli i pare nis nga kembet e tij.

CORREA 6 – Le te themi se eshte nje gjashte politike, sepse dha nje assist, sepse pas golit te pare te shenuar nga Dzeko, ai nuk beri me asgje. Shume larg portes dhe nuk njihet me.

NGA MINUTA E 73′ MARTINEZ ME NOTEN 6 – Futet me qellimin qe te marre pjese ne feste por nuk arrin te shenoje dot.

Madje con dem edhe nje kundersulm tre kunder nje duke dhene nje assist teper te ngathet per Dzekon dhe keq.

DZEKO 7,5 – Nje dite per tu mbajtur mend mbase pasi te mbylle karrieren sepse ne moshen e tij, eshte e veshtire te besh diferencen ne Champions.

Sot shenon golin e shtate kunder Viktorias dhe jep nje assist per Dumfries. Nje nga versionet me te mira te mjellmes se Sarajeves.

TRANJER INZAGHI 6,5 – Nje mision i permbushur ne nje fushe ku asnje skuader italiane nuk kishte arritur te fitonte me pare.

Inter nuk kishte mundesi zgjedhje: sot duheshin tre piket dhe tre piket mori ne kete transferte. Tani mendjen te Udinese, qe do te jete nje ndeshje teper e veshtire gjithashtu.

Fitorja e dyte radhazi pas nje periudhe jo edhe aq te mire.

VIKTORIA PLZEN: Stanek 6,5, Havel 5,5 (dal 77′ Holik 6), Hejda 5,5, Pernica 5,5, Jemelka 6, Kalvach 5,5 (dal 76′ N’Diaye 6), Bucha 5, Mosquera 6, Vikanova 6 (dall’84’ Cermak sv), Sykora 5,5 (dal 72′ Jirka 5,5), Chory 5,5 (dal 72′ Bassey 6). All. Bilek 5,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.