Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,103 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Eriksen shkendija kampioni por me i keqi i ndeshjes eshte ai qe nuk njihet me!

NOTAT – Eriksen shkendija kampioni por me i keqi i ndeshjes eshte ai qe nuk njihet me!
Inter Club Staff

Interi barazon ndaj Fiorentines ne Meazza 0-0 nje ndeshje qe nuk u luajt aspak keq, por zikalterit nuk arriten te gjejne dot rrugen e rrjetes.

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve te Interit pas ndeshjes se sotme.

HANDANOVIC 6,5 – Ai shpeton rezultatin me ate pritje instikti ndaj Lirola ndersa per gjate gjithe takimit ishte nje spektator qe nuk kishte paguar bileten.

D’AMBROSIO 6 – Fiorentina per aq kohe sa ai eshte ne fushe nuk krijon ndonje gje te madhe. Del nga fusha pas nje perplasje me Ranocchian.

DE VRIJ 6 – Gjuri e tradheton pas 20 minutash loje. E ai gju ka bere qe te dridhen te gjithe interistat anembane.

GODIN 6,5 – Eshte me i sigurt nga te gjithe mbrojtesat. Shpeton rezultatin me nje nderhyrje te bukur ne fund ndaj Kouame.

CANDREVA 5,5 – Me pak elektrik se sa zakonisht. Mbi te gjitha, rikthehet te jete i pasakte me krosimet dhe me zgjedhjet qe ben ne mesfushen kundershtare.

BARELLA 6,5 – Ai eshte si nje diesel qe ka nevoje per disa ndeshje pas demtimit qe te filloje te djege ne menyren e duhur.

Por rikthehet te jete motorri i perhershem. Nuk ka marre noten 7 sepse puna e kartonave po behet nje problem serioz.

GAGLIARDINI 6 – Me Barellan ne mesfushe bejne nje dige per te mbrojtur Eriksen dhe duke e lene te lire te ndertoje. Nuk luan keq.

YOUNG 6 – Ndonje gje me mire se sa Candreva duke futur disa topa interesante, por i mungoi dicka sot. Gjithesesi, punen e tij e beri.

ERIKSEN 6,5 – Ende nuk eshte i kthjellet per 90 minuta, por topat e luajtur jane te nje kualiteti me superior se te gjithe shoket.

Nje assist i mrekullueshem per Lukaku gjen traversen nga ky i fundit, por nuk eshte vetem ai rast: sot beri disa gjera te mira ne loje.

LUKAKU 5,5 – Traversa nuk eshte nje gabim, madje eshte dicka per tu pergezuar duke pare se sa lart kerceu. Por golat e humbur vetem per vetem me portierin Terracciano peshojne jo pak.

SANCHEZ 5,5 – Godet nje shtylle pas topit qe i vjen nga Lukaku. Por nuk eshte i vetmi qe luajti nje ndeshje anonime.

LAUTARO 5 – Rreshket ne vazhdimesi, provon te beje dicka, por gjen nje veshtiresi a thua te jete nje lojtar i nje niveli me te ulet se Serie A.

Shpesh here teper i ngathet, nuk kalon kurre kundershtarin ashtu si bente ne momentet e tij me te mira.

Cfare do te bejme Lautaro? Europa League po afron. Por ai ishte me i dobti i ndeshjes sepse askush nuk e njeh me.

RANOCCHIA 6 – Zevendeson De Vrij ne menyren me te mire te mundshme duke luajtur nje ndeshje teper te rendesishme.

MOSES 6 – Ben disa sprinte ne te djathte, por aq. Pritej me shume edhe pse nje gjashte e meriton.

BROZOVIC 6 – Nje top i bukur per Lautaron ne finale por luan shume pak per te ndihmuar Interin.

BASTONI 6 – Hyn ne vendin e D’Ambrosio dhe zhvillon nje ndeshje ok.

CONTE 6 – Skuadra krijon shume raste goli por i humbet te gjitha. A eshte faji i tij? Jo. Hedh ne fushe formacionin me logjik dhe nuk i vonon zevendesimet. Shume pak sot per ta kritikuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.