
Sky – Tratativa zhbllokohet. Wallace do te vije ne huazim tek Interi. Tani…
Gjithcka me ne fund ka perfunduar. Sipas asaj qe thote Matteo Barzaghi ne lidhje direkte me SkySport24, operacioni Wallace mund te quhet i mbyllur.
Ne keto momente ka ardhur zgjidhja e te gjithe gjerave burokratike qe kishin ndaluar ne ditet e kaluara kalimin e shpejte te Wallace tek Interi: Chelsea i ka thene ‘Po’ huazimit, ashtu sic Mourinho kishte deklarauar disa dite me pare: “Nese do te shkoje tek Interi i uroj gjithe te mirat atij dhe klubit zikalter. Eshte i zoti, drejtuesit e njohin, por ne nuk mund ti mbajme te gjithe”, kishte deklaruar portugezi. Mungojne firmat te cilat do te vijne ne oret e ardhshme, pastaj braziliani do te vije ne Milano dhe Mazzarri do te kete lojtarin qe do te luaje ne krahun e djathte. Huazimi pritet te jete i thjeshte, por nuk perjashtohet mundesia e ndonje opsioni. Cdo gje do te qartesohet ne oret ne vazhdim.