Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

919 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Inter, nga tja nisesh pas nje mbremje si kjo? Me i dobti sot ishte ai qe duhet te shpetonte skuadren!

NOTAT – Inter, nga tja nisesh pas nje mbremje si kjo? Me i dobti sot ishte ai qe duhet te shpetonte skuadren!
Inter Club Staff

Interi, edhe njehere tjeter, deshton tek me e bukura, atehere kur duhet vetem nje gol per te kaluar ne ekstaze. Deshton ne momentin ku behet diferenca ndermjet nje skuadre te madhe dhe nje skuadre qe ende nuk e di ku ka vendin.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve:

HANDANOVIC 6 – Nje pritje e bukur ndaj Tete ne mesin e pjeses se dyte mban ne loje Interin. Shoket dhe kundershtaret nuk e vene ne kushte per tu shqetesuar.

SKRINIAR 6,5 – Edhe njehere nje ndeshje e madhe, ku luan shume mire prapa dhe ndihmon skuadren perpara. Nga ana e tij Shakhtar kalon shume pak dhe eshte i fundit qe dorezohet.

DE VRIJ 6 – Nate e qete per te, duke qene se nuk kishte ndonje sulmues klasik si kundershtar dhe ata vijne shume pak here ne zone. Ndihmon ne manover, edhe pse kishte shume liri duke qene se kundershtaret ishin teper te terhequr.

BASTONI 6 – Pak i turpshem sot me topin, por ishte nje nate ku kundershtari la hapsire per tu nisur me top ne kembe.

Nje nga pikat e tij te forta, por sa keq, sot nuk mundi te beje dicka me shume as ai.

NGA MINUTA E 85 DANILO D’AMBROSIO – Pa note.

HAKIMI 6 – Taison eshte i shpejte si era, por kur ka perballe Hakimin, gjithcka behet me e veshtire edhe per te.

Marokeni luan shume mire dhe pse ka pak hapsira perpara. Por nuk ben gjithmone zgjedhjen me te mire. Eshte pak i ngathet per te bere diferencen, edhe pse beri nje ndeshje te kenaqshme.

NGA MINUTA E 85 MATTEO DARMIAN – Pa vote.

BARELLA 6 – I hedhur ne fushe ne menyre surprize, nuk duket se ndjen ndonje dhimbje ne kavilje sot.

Vrapimi ishte fluid. Me sa duket, gjithcka ka kaluar sepse ai eshte nje luftetar i vertete. Mbase taktikisht luan shume ne te djathte, por ne fund duket me shume si nje mbrojtes krahu se sa nje mesfushor qendre.

BROZOVIC 6 – Vrapon shume si zakonisht, udheton me topin, nis topa nga distanca. Por nuk shihet ajo forca qe eshte pare ne ndeshjet e fundit.

Mbase kishte shume pak karburant, por ne fazen finale ai humbet ne kilometrat e pershkruar dhe Interi bashke me te.

GAGLIARDINI 5 – Ne vecanti ai nuk e gjen asnjehere veten dhe ne nje ndeshje si kjo ku loja u luajt ne fushen kundershtare, mbase sot nuk ishte ekonomike zgjedhja e tij.

I shtohen ketu edhe disa pasaktesi ne ekzekutim. Nje hap prapa ne krahasim me ndeshjet e kaluara.

NGA MINUTA E 75 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Te pakten e provon, me dy goditje me koke. Por te dyten, ate te sigurten ne porte, e pret… Lukaku. Sa keq.

YOUNG 5 – Shume, mbase shume i vendosur per te mbajtur pozicionin, nuk e ndihmon dot skuadren dhe shpesh here e humbet Dodo.

Ne nje nate si kjo, ti duhet te avancosh me lart, por ai deshton keqazi.

NGA MINUTA E 68 IVAN PERISIC ME NOTEN 5 – Arrin te beje qe te na marre malli perseri per Young qe po luante keq…

MARTINEZ 6 – Ne pjesen e pare ishte protagonist: traverse e pabesueshme dhe mbrojtesat e coroditur.

Ne ndeshjen e tij te 100, nuk arrin te dhuroje asnje gezim per Interi ndhe per veten. Lufton si nje luan, por nuk eshte ne naten e tij me te mire.

NGA MINUTA E 85 CHRISTIAN ERIKSEN ME NOTEN 6 – Sot meriton nje note edhe per pese minuta. Futet me mendjen e duhur dhe detyron te Trupin te beje dy super pritje.

LUKAKU 5 – Me sa duket, kesaj radhe zhgenjeu te gjithe popullin zikalter. E kunderta e asaj qe ka qene ne ndeshjet e fundit.

Mungesa e hapsirave dhe pamundesia per te bere progresione, e komplikojne naten e tij. Trubin i mohon golin me koke me disa reflekse te mira.

Por ne fund ajo qe askush nuk do donte te kishte ndodhur: i pret nje gjuatje me koke Sanchez po me koke… Sa keq.

TRANJERI CONTE 5 – Nuk donte qe te kishte keqardhje, por ne shtepi Interi merr nje turp te vertete.

Nderkohe qe ne Madrid, Reali ben detyren e saj, skuadra e tij, edhe njehere, zgjedh qe te heqe dore nga pergjegjesia.

Ashtu si ne ndeshjen e kaluar, Castro fut ne fushe nje skuader ne lartesine e duhur taktikisht. Nuk kane munguar hapsirat si ne ndeshjen e pare, por Interit i ka munguar me shume saktesia perpara portes.

SHAKHTAR DONETSK: Trubin 6,5, Dodô 6, Bondar 6,5, Vitão 5,5 (dal 36′ Khocholava 6,5), Matvyienko 6, Kovalenko 6, Stepanenko 6, Maycon 6,5, Tetê 6 (dal 64′ Solomon 6), Marlos 5,5 (dal 64′ Alan Patrick 6), Taison 6 (dall’86’ Dentinho sv). All. Castro 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.