Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

595 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Kesaj radhen diferencen e bejne rezervat. Eriksen le per te deshiruar, ndersa me i miri ne fushe eshte Bastoni!

NOTAT – Kesaj radhen diferencen e bejne rezervat. Eriksen le per te deshiruar, ndersa me i miri ne fushe eshte Bastoni!
Inter Club Staff

Inter fiton me frymen e fundit ndaj Parmes duke permbysur keshtu rezultatin vetem ne minutat e fundit me dy gola nga mbrojtesat.

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve zikalter:

HANDANOVIC 6 – Goli i Gervinho eshte i pakapshem dhe ai normalisht nuk e pret dot. Nderkohe, tregohet i gatshem kur nga anet e tij vjen Kulusevski dhe ben gjithcka cfare mundet per te mbrojtur porten e tij.

D’AMBROSIO 5,5 – Ashtu si Godin, edhe ai shihet goxha mbrapa ne gjendjen fizike per shkak te demtimit te pesuar.

Vlereson keq topin qe shkoi tek Gervinho dhe nuk e mbyll ashtu si duhet ate ne rastin e golit. Nderkohe, cdo here qe Gervinho ka topin, ai eshte shume i shqetesuar dhe pothuajse nuk e mbyll asnjehere.

DE VRIJ 6 – Sot ishte pak i shfryre, dhe nuk luajti si De Vrij qe njohim te gjithe. Cornelius e vuri ne shume veshtiresi e mbase per shkak te centimetrave.

Por prapa Interi ishte shume i zbuluar. E ka shume te veshtire kesaj radhe te komandoje repartin por arriti te shenoje golin qe e riktheu Interin ne loje.

GODIN 5,5 – Mungesa e titullareve ben qe Godin te rikthehet nga minuta e pare me Interin por perballe ka nje skuader qe luan fort dhe shpejt.

Shpesh here eshte nje kohe vonese. Edhe pse ndonje situate e zgjidh me eksperience. Del i ezauruar nga fusha e lojes.

NGA MINUTA E 73 BASTONI ME NOTEN 6,5 – Rrezikon te verdhin per simulim, por me pas ne te disatin vrapin drejt zones kundershtare shenon nje gol qe i jep Interit tre pike. E kush do e kishte thene….

CANDREVA 6 – Gjithmone eksploziv ne krahun e tij. Edhe pse nuk e mbyll mire Gervinhon, ne sulm ai luajti shume mire dhe rastet me te rrezikshme te Interit vinin nga krahu i djathte.

NGA MINUTA E 68 VICTOR MOSES ME NOTEN 6 – Ka pak kohe qe te tregoj vlerat e tij por jep nje assist te mrekullueshem per Bastonin qe sjell 2-1. Nje bravo shkon per te.

BARELLA 5,5 – Kishte detyra prej regjizori sot. Luan shume topa, mundohet shume, por shpesh here mos saktesia e penalizon.

Gjuan keq nje rast super te paster ne pjesen e pare. Eshte thelbesor per ti dhene ekuiliber skuadres qe shpesh here zhbalancohet ne momente te ndryshme te lojes.

GAGLIARDINI 5,5 – Ben detyren e tij e sot nuk mund ti kerkohet me shume. Shpesh here ka perballe tij hapsire por ai nuk i maksimizon ato se shkon me vonese tek topi.

Nuk eshte nje rruge, por ne ndeshjen e tij te trete radhazi, kete lodhje do e ndjente gjithesecili.

BIRAGHI 5 – Kulusevski e ben te mos beje asgje te duhur ne mbrojtje. Qe nga fillimi duket problematika qe ai do te kishte. Por ne sulm fut disa topa interesant ne loje. Ne pergjithesi, nje paraqitje zhgenjyese.

NGA MINUTA E 68 ASHLEY YOUNG ME NOTEN 6 – Nje hyrje e mire e anglezit, i cili eshte prezent gjithmone ne krahun e tij. Nga goditja e kendit qe gjuajti ai erdhi edhe barazimi.

ERIKSEN 5 – Ne vend qe te marre perdore skuadren, merret ai perdore nga rrjedha jo e mire e lojes.

Edhe nje goditje denimi qe te gjithe mezi po e prisnin, perplaset ne barriere. Sot nuk ishte mire. Ka detyren per te bere shume me mire.

NGA MINUTA E 68 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Futet me shpirtin e duhur duke bere qe Sepe te beje mrekulline ne nje rast. Por ne cdo moment ka deshire te vihet ne dukje e kjo eshte nje gje shume e mire per Interin.

MARTINEZ 5,5 – I mbytur totalisht nga mbrojesat e Parmes. Ata e lene qe ai te luaje vetem me shpatulla nga porta ku leviz aty ketu por pa arritur asgje.

Del nga fusha i lojes per Borja Valero por eshte shume larg nga Lautaro i fillimit te sezonit. Sot per sot eshte thjesht nje sulmues normal.

NGA MINUTA E 89 BORJA VALERO – PA NOTE.

LUKAKU 6 – Pothuajse kinematografik dueli i tij trup me trup gjate gjithe lojes me Bruno Alves qe e mban larg rreth 30 metra nga porta. Por belgu e pranon sfiden dhe e sulmon shpesh here duke sherbyer edhe si sponde per shoket. Ne fund desh gjeti golin, por mbrojtesat e parmes u treguan shume te kujdesshem.

TRANJERI CONTE 5,5 – Tronditja post-Sassuolo, gjendja jo e mire e skuadres, zgjedhjet ne mbrojtje qe lene pak per deshiruara dhe inevolucioni i shume lojtareve. Keto jane disa nga ingridientet qe bene qe Interi te mos shkelqente sot dhe qe te mos fitonte ndeshjen deri ne 6 minuta nga fundi. Por kesaj radhe ja doli qe me zevendesimet te ktheje ndeshjen sepse ata e vendosen: Moses me assist per Bastonin. Me ne fund, por Interi vazhdon te jete e cmendur. Ose me sakte, me e cmendur se kurre.

PARMA: Sepe 6, Laurini 6, Dermaku 6,5 (dal 77′ Regini 5,5), Alves 5,5, Gagliolo 6 (dal 46′ Pezzella), Kucka 5, Scozzarella 6 (dal 54′ Hernani 5,5), Kurtic 5,5, Kulusevski 6,5, Cornelius 6, Gervinho 6,5. All. D’Aversa 6

ARRBITRI: MARESCA 5 – Nje nate e mbushur me imperfeksione dhe me kartona te verdhe te ekzagjeruar dhe pa nje logjike. Arrin deri aty sa nxjer me te kuq edhe portierin e trete Berni dhe humbet komplet kontrollin e ndeshjes. I mbaron kartonat me personat ne tribune.

ASISTENT: Mondin 6 – Prenna .

VAR: Guida 6,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.