Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

428 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku: “Interi eshte skuadra per te cilen kisha nevoje. Kam vetem nje mesazh per te gjithe kundershtaret.”

Lukaku: “Interi eshte skuadra per te cilen kisha nevoje. Kam vetem nje mesazh per te gjithe kundershtaret.”
Inter Club Staff

“Kjo mund te jete skuadra per te cilen une kam nevoje”.

Ne mikrofonat e ESPN, Romelu Lukaku konfirmon per here te disate deshiren e madhe qe ka pasur per te transferuar tek Interi ne nje moment shume deciziv per karrieren e tij.

“Ishte momenti perfekt per mua per te ikur nga Anglia, nuk doja te rrija me atje”, shton sulmuesi belg.

Me pas ai ka disa fjale edhe per Alexis Sanchez: “Mund te shikosh per shume kohe verdalle por nuk e gjen dot kurre nje tjeter si ai, ne asnje vend te botes.”

Ish-lojtari i United me pas flet per grupin per te cilin eshte formuar vetem pak jave me pare: “Ky grup lojtaresh eshte special.”

“Ne kemi liderin e duhur ne krye per te ikur larg. Interi eshte nje klub ambicioz, deshiron te rikthehet te jete ai qe ka qene.”

“Ka qene zgjedhja e duhur per mua Interi. Conte? Me te eshte si me te rinjte qe kane ardhur, te jep ndjesine sikur kane vite ketu.”

“Eshte gje shume e cuditshme kjo por e bukur. E jep ai kete efekt. Kampionati? Nuk mendoj se duhet thene ‘do fitojme’, por do te mundohemi.”

“Kemi nje tranjer te ri, nje skuader te re, nje menyre e re te luajturi, shikojme cdo ndeshje njera pas tjetres e nuk mendojme sot per pasneser.”

“Po mesojme, po mundohemi. Duhet te levizim ne menyren e duhur. Cfare mesazhi kam per kundershtaret? Cdo here qe luajne kunder Interit duhet ti tregojme qarte se do te jete nje lufte e vertete, kushdo qofshin ata.”

Diskutimi me pas kalon tek forma fizike e belgut, edhe per faktin se Conte e ka derguar tek nje dietolog: “Normalisht kam nje sistem shume te mire tretes, tres shume shpejt cdo ushqim.”

“Keshtu ka qene gjithe jetes time. Por ajo qe me ka thene dietologu eshte se kam pasur probleme me kete gje, prandaj kisha shtuar pak por tani jam mire dhe trupi im gjithashtu.”

Ne fund, tema e prekur eshte ajo taktike: “Feeling me Lautaron? Mund te luaj me nje pasim me te dhe te bej komplet levizjen e kundert. Une shkoj drejt hapsirave ku deshiroj te shkoj dhe ai me jep perseri topin.”

“Kur sfera eshte ne nje zone te caktuar, bejme nje levizje te vecante. Nese bej une nje levizje, Lautaro e di qe duhet te beje te kunderten dhe kjo vlen edhe per mua kur Lautaro ben nje levizje.”

“Duhet te dime ne menyre perfekte si te levizim. Nese analizon skuadrat e Contes, shikon se ka shume per te bere ne cdo moment.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.