Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,861 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat- Si ky Campagnaro nuk eshte pare ndonjehere, Guarin mundohet…

Notat- Si ky Campagnaro nuk eshte pare ndonjehere, Guarin mundohet…
Donald Elmazi

HANDANOVIC 5,5 –  Nga numer 1 absolut eshte kthyer ne nje portier normal. Per mrekulli nuk behet fjale, madje: shume impreciz, si ne golin e 3-1 te Dzemailit. Eshte ne faze renese edhe pse shoket nuk e ndihmojne, ai nuk ndihmon veten. As penalltia e pritur nuk rregullon ndeshjen e tij.

CAMPAGNARO 4,5 – Ne San Paolo nuk e kane pare asnjehere kaq keq. Mbase impakti emotiv eshte me i forte se aftesia e tij e te perqendruarit. Humbet nje top dhe nuk rekuperon Mertens ne rastin e 2-1, por jane te shumta situatat negative, si ne nisjen e golit te 4-2(Nga min 81 ICARDI pv)

RANOCCHIA 5,5 – Mesfusha nuk ndihmon mbrojtjen, ai mban nje profil te mjaftushem ne rastet qe Napoli sulmon. Duket qarte qe kunder lojtareve te shpejte ai ngelet prapa.

ROLANDO 6 – I hedhur ne te majte dhe i detyruar te perdore te majten me shume sec duhet duke bere dhe ndonje gabim te vogel pozicionimi. Por nga treshja mbrapa eshte i vetmi qe ben loje me te mire te pakten edhe per largimin e topit nga kembet e Higuain duke i mohuar dopieten.

JONATHAN 6 – Pjesa e pare shume e mire pavarsisht veshtiresive ne kuptimet me Taider. Luan shume topa, pjesa me e madhe me siguri, por ne te dyten eklipsohet.

TAIDER 5,5 – Me deshire po i ngathet, e ndjen shume rendesine e ndeshjes dhe ne korsine e djathte me Jonathan nuk kuptohet. Eshte ne doren e tij te tregoje qe vlen, por kur je 21 vjec gjithcka mund te ndodhe. (Nga min 61 KOVACIC 5,5- Jep pak me futjen e tij dhe pse Inter ngelet me dhjete lojtare dhe ai qe duhet te jete vlera e shtuar, nuk ia del te futet ne loje).

CAMBIASSO 6 – Ne mesfushen kundershtare eshte nje faktor. E tregon dhe goli i katert sezonal. Por ka veshtiresi te qendroje mbrapa kunder sulmit te Napolit. Eshte per te ardhur keq qe ndodhet perpara mbrojtjes per te shkaterruar, por nuk mund ti kerkohet te vrapoje para-mbrapa. Si mesfushor i brendshem sherben me shume, por ne skuader nuk ka nje alternative.

ALVAREZ 5,5 – Dy kartona te vershe ne 25 minuta dhe ndeshja e tij perfundon para kohe. Pavarsisht gjykimit te Tagliaventos, ndeshja e tij nuk eshte e shkelqyer. Shume mbrapa ne fazen ofensive dhe nuk ndihmone ne fazen difensive dhe i gjithe reparti e vuan. I shkelqeyr asisti prej sulmuesi kryesor per Cambiasson ne golin e barazimit 1-1.

NAGATOMO 6 – E veshtireson tmerresisht detyren e Interit me nje asist naiv per Higuain pas 9 minutave loje. Nje gafe e madhe, nga ato qe asnje profesionist nuk mund te beje. E ndreq me golin e 3-2 dhe me punen e shkelqyer ne krah.

GUARIN 6,5 – Nje pjese e pare e shkelqyer, le shenje ne te dy golat e skuadres. Ne pjesen e dyte nuk ia del dot te konfrimohet dhe mbi te gjitha godet per fat te keq Rafael per nje 3-3 te mundshem, rasti i fundit i vertet per nje permbysje zikalter. Guarini i sotem ama nuk duhet te shitet.

PALACIO 6 – Humbet nje gol per nje 1-1 te mundshe, ne rastin e skemes me Taider, me pas nuk ka me raste te tjera. E mban i vetem peshen e sulmit duke terhequr mbrojtjen e pasigurt te Napolit por nuk mjafton.

MAZZARRI 5,5 – Mundeson nje skuader te guximshme, me mentalitetin e atij qe do te beje lojen. Ndoshta ne San Paolo duhej nje skuader me kompakte dhe ne kerkim te kundersulmit, paradoksale. Vuan nga veprimet naive te te tijve, por dhe nje spostim taktik qe pasqyron te dielen e shkuar: shume e hapur dhe pa pika referimi mbrapa. Disa kundersulme jane te sikletshme dhe gjithsesi paraqitja eshte pozitive. Por 4 gola nuk jane te pranueshem. Vendi i trete eshte edhe me larg.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.