Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

184 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ndryshimet e propozuara per VAR, Marotta del kunder: “Nuk mund te mendojme tani qe VAR te behet…”

Ndryshimet e propozuara per VAR, Marotta del kunder: “Nuk mund te mendojme tani qe VAR te behet…”
Inter Club Staff

Ditet e fundit po perfliten shume ne Itali disa ndryshime te mundshme per VAR dhe per kete sot ka folur edhe Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit.

Ai eshte pyetur per propozimin e bere se fundmi, qe tranjeret per shembull te kene mundesi te kerkojne nderhyrjen e VAR ne raste te caktuara.

Ky lloj ndryshimi do te bente qe arbitrat te ishin te detyruar te shikonin raste specifike ne monitor nese nje tranjer do e kerkoje, pak a shume si “challenge” qe ekziston ne Tenis.

Por me sa duket, perballe nje ndryshimi te tille, Beppe Marotta nuk eshte aspak dakord dhe nuk e konsideron si prioritet.

“VAR ka pasur si gjithmone qellim paresor te tij uljen e gabimeve ne fushen e lojes per te ndihmuar arbitrin ne vendime.”

“Eshte pare si nje hap i rendesishem rritje, si nje proces rritje me sakte dhe rezultatet e para po i jep ne fushe.”

“Normalisht ka nevoje per perfeksionim, sepse nuk eshte ende nje instrument perfekt ne duart e arbitrave ne Europe apo Bote.”

“Por ky ndryshim qe tranjeret therrasin nderhyrjen e VAR nuk mund te jete prioritet ne asnje moment. Me urgjence duhet te gjejme nje uniformitet ne vendime dhe ne situata qe ndodhin. Kemi pare shpesh here raste identike qe gjykohen ne menyre te ndryshme edhe me VAR. Mendoj se uniformiteti duhet te jete nje prioritet perpara te tilla gjerave. Nuk mund te mendojme tani qe VAR te behet i tille nderkohe qe ka ende shume gjera te tjera per te zgjidhur me pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.