Paparesta nuk i beson syve: “Kurre nuk kam pare ne jeten time nje skuader si Interi qe fiton kampionatin dhe nuk paguan…”
Ish-arbitri i njohur dhe ish-president i Barit, Gianluca Paparesta, ka folur per Sport Italia ku eshte ndalur edhe tek Interi.
Ai ka thene disa fjale te ashpra ne drejtim te Interit ku eshte shprehur shume i habitur se si Interi po e fiton kampionatin.
Sipas tij, ai kurre nuk ka bare qe nje skuader te fitoje kampionatin si puna e Interit ne kete sezon pas problemeve me rrogat.
“I duhet dhene nje duartrokitje e gjate stafit drejtues tek Interi me Marotten, Antonellon dhe mbi te gjitha Piero Ausilios.”
“Per mua Interi ka bere dicka te padegjua me pare ne kete sezon dhe rezultatin po e shohim te gjithe: po fiton Skudeton.”
“Si ka mundesi qe nje klub ne nje emergjence te tille, te padegjuar me pare, te fitoje nje kampionat pas dhjetra problemesh?
“Kurre nuk eshte pare nje skuader kampione e Italise qe nuk ka marre rrogat prej muajsh e muajsh te tere.”
Keshtu e ka mbyllur fjalen e tij Paparesta qe me sa duket nuk eshte informuar ende se pagat e lojtareve jane paguar brenda afatit te percaktuar ne marreveshjen klub-lojtare.