Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Parolo, ish-lojtari i Lazios flet per penalltine: “Nuk e kuptoj si mund te jepet nje penallti e tille. Lufte e humbur, krahu nuk…”

Parolo, ish-lojtari i Lazios flet per penalltine: “Nuk e kuptoj si mund te jepet nje penallti e tille. Lufte e humbur, krahu nuk…”
Inter Club Staff

Marco Parolo, ish-lazial, sot komentator per DAZN, ka treguar versionin e tij per arbitrin e ndeshjes Lazio-Inter, Irrati.

Sipas tij, vendimi i penalltise ne favor te Lazios ka qene nje veprim i nxituar sepse ne ato raste, duhet pare me nje sy tjeter mbrojtesi, kushdo qofte ai.

“Alessandro Bastoni nuk mund te beje asgje tjeter ne ate rast pervec faktit se krahun do e kete aty, gjithmone ne ate pozicion.”

“Mbrojtesat nuk jane qenie njerezore pa krah. Kur hidhesh ne ajer, krahu duhet te jete diku, nuk mund te zhduket.”

“Eshte nje dore ajo qe me siguri e ka vendin aty. Ne gjithe keto vite ka munguar nje komunikim i drejte ndermjet lojtareve dhe arbitrave.”

“Arbitrat duhet te ndajne se cfare eshte nje dore e hapur dhe cfare eshte nje dore qe nuk mund te fshihet dot.”

“Duhet shpjeguar njehere e mire se si lejohet te hidhesh ne zone, sepse po behet me te vertete nje problem i madh.”

“Me duket sikur eshte nje lufte e humbur nga mbrojtesat sepse ne prekjen me te vogel, edhe pse dora eshte ne pozicion natyral, eshte penallti.”

“Nuk po flas per Interi ne vecanti por per penallti te tilla qe per mua, ne syte e nje ish-lojtari, duhet te mos jepen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.