Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,139 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pastorello i habit te gjithe: “Romelu Lukaku do te rikthehet ne Serie A. Kete e them me siguri sepse…”

Pastorello i habit te gjithe: “Romelu Lukaku do te rikthehet ne Serie A. Kete e them me siguri sepse…”
Inter Club Staff

“Eshte lojtari me i madh qe kam Romelu. Por eshte edhe lojtari qe kam marre ne gjirin tim me thjeshte…”

“Une kisha qene regjizori i transferimit te Contes te Chelsea dhe Antonio, pas fitores se kampionatit me heren e pare, donte Lukaku.”

Kjo eshte ajo qe ka thene diten e sotme Federico Pastorello, ne nje interviste te gjate te dhene per Tuttosport.

“Ne ate periudhe Romelu luante te Everton. Heren e pare jemi takuar ne Londer rastesisht. I thashe atij se Conte do te kishte qene tranjeri i tij ideal per ta rritur dhe per ta derguar ne nivel tjeter.”

“Lukaku nderkohe ne ate kohe zgjodhi United. Por pas vetem nje viti, raporti i tij me ate skuader kishte skaduar tashme.”

“Me telefonoi dhe me tha qe nuk kishte me raport me agjentin e tij. Ai me mori nga nje numer i ri telefoni te cilit une nuk e hapa ne fillim se nuk e njoha.”

“Romelu me tha gjithcka qe i kisha thene perpara disa kohesh dhe me dha te drejte dhe me tha nder te tjera se me donte si agjent.”

Pastaj ti e solle te Conte, por tek Interi… Eshte e vertete qe Lukaku ne 2019 ishte nje hap larg Juventusit?

“Po. Marreveshja me Interin ishte bllokuar sepse Zhang nuk dukej se donte te kenaqte kerkesat e larta te Manchester United.”

“Juventusi kishte dakordesine me anglezet, qe ne kembim te Lukaku do te kishin marre Dybala dhe Mandzukic.”

“Romelu kishte folur edhe me Sarrin edhe me Cristiano Ronaldon. Por… Dybala dhe Manchester United ne fund dolen jo shume te kenaqur me kete ide dhe nuk e arriten marreveshjen.”

“Nderkohe Marotta, Ausilio dhe Conte arriten te bindin Zhang qe te rrise oferten. Pa i hequr asgje shokeve te Lukakut tek Interi, mendoj se ai transferim spostoi ekuilibrat njehere e mire ne Seire A.”

Lukaku do te rikthehet ne Serie A?

“Po. E them kete gje me siguri. Romelu eshte i dashuruar me vendin tone. Por tani le ta leme te kenaqet Chelsea me te dhe me pas te shohim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.