Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

356 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta frikeson: “Inter mund te humbase vertete nje nga lojtaret e saj me te mire ne vere: behet me dije se sot…”

Gazzetta frikeson: “Inter mund te humbase vertete nje nga lojtaret e saj me te mire ne vere: behet me dije se sot…”
Inter Club Staff

Pasi ka lene pas shpines demtimin, Stefan De Vrij eshte gati qe te marre vendin e tij ne qender te mbrojtjes diten e neserme.

Ndaj Cagliarit, do te jete pikerisht hollandezi titullari i Interit ne prapavije bashke me Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni.

Por me sa duket, Inzaghi buzeqesh vetem pergjysme per te: pse? Kjo sepse hollandezi eshte i vetmi nga te gjithe titullaret qe nuk ka marre ende nje propozim nga klubi per rinovim.

Lojtari eshte ne skadence kontrate ne 2023 dhe per kete arsye, La Gazzetta dello Sport frikeson jo pak me ate qe ka shkruar sot.

“Nje lojtar i tille i pelqen te gjithe Europes dhe vera e ardhshme mund te sjelle keshtu largimin e nje prej lojtareve me te mire qe Interi ka.”

“Me nje vit kontrate vetem, dhe me nje plusvalence te larte, De Vrij mund te jete lojtari qe mund te largohet nga Interi.”

“Pse? Edhe per faktin se ai ka si agjent nje si Raiola, qe eshte vertete shume i veshtire per tu negociuar. Por gjithesesi, edhe Interi nuk eshte se do te rezistonte perballe ndonje oferte te rendesishme duke qene se lojtari do te jete 30 vjec.”

“Ne kete moment, De Vrij nuk e ka mendjen aspak te kontrata nderkohe por deshiron te fitoje me Interin yllin e dyte ne fanelle. Per sa i perket te ardhmes se tij ka kohe.”

“Nderkohe, per kontraten e tij nuk flet as lojtari dhe as klubi. Mbase do te flitet me andej por shqetesimi i madh qendron sepse sot per sot nuk eshte bere asgje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.