Pedulla zbulon: “Tonali, ja cfare me ka komunikuar Interi pak me pare per te. Nuk ka lidhje aspak se sa klubi duhet te shese.”
Ai dukej me afer se kurre Interit, per muaj me radhe e deri ditet e fundit, kur per te ardhmen e tij ka dale ne pah edhe emri i Milanit.
Keshtu, ne kete moment, Sandro Tonali pritet te transferohet ne skuadren e dyte te Milanos, Milani, edhe pse ka qene shume afer zikalterve.
Alfredo Pedulla nderkohe, specialisti i njohur italian i merkatos, ka folur per pe te dhe per situaten qe cuditshme ne kete tratative.
“Nese shohim me kujdes cdo gje, do te gjejme nje Milan qe eshte treguar i kujdesshem te perfitoje ne mungese te Interit.”
🚨- KOHA ESHTE TANI! 👇
Eja dhe behu nje anetar zyrtar i Interit ne Shqiperi! 💪
Jemi ne ditet finale, te qenit pjese e familjes zikalter eshte nje gjest dashurie ndaj klubit te zemres! 🖤💙
Per cdo pyetje mund te na shkruani ne WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/7BO7s0JFSw
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) August 25, 2020
“Kjo sepse Interi ne nje pike (pak dite me pare ne fakt) ka vendosur se nuk deshiron ta bleje me Sandro Tonalin.”
“Nuk ka te beje aspak me shitjet, jo. Nese mendoni keshtu e keni gabim.”
“Sandro Tonali eshte nje blerje qe kerkon ne kete moment nje sforco te vogel: 5-10 milione euro qe duhet te paguhen tani, ndersa pjesa tjeter pas nje sezoni.”
“Por terheqja e Interit nga gara per te ka ndodhur per nje arsye tjeter: Conte ka dhene disa kerkesa te tjera klubit ne mesfushe ku emri i Sandro Tonalit nuk eshte.”
“Interi nuk deshiron te bleje keshtu nje lojtar kunder deshirave te teknikut, qe deri para pak kohesh e ka pasur te preferuar lojtarin, por me sa duket, ai mendon se mesfusha e Interit duhet te kete te tjera prioritete.”
“Por nuk mbaron me kaq: nga ajo qe me kane komunikuar nga klubi, duket se zikalterit kane hequr me te vertete dore nga ai.”