Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

767 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perse Asllani nuk luajti asnje minute ndaj Lecces te shtunen? Inzaghi shpjegon: “Ja pse nuk e aktivizova: doja…”

Perse Asllani nuk luajti asnje minute ndaj Lecces te shtunen? Inzaghi shpjegon: “Ja pse nuk e aktivizova: doja…”
Inter Club Staff

Ka pasur nje habi te madhe ne ditet e fundit per menyren se si Inzaghi i menaxhoi minutat e fundit te Lecce-Inter.

Ashtu si nuk kishte ndodhur asnjehere qe kur ai ka ardhur tek Inter ne rolin e tranjerit, Inzaghi ka hedhur ne fushen e lojes te katert sulmuesit qe ka pasur ne dispozicion.

Por nderkohe qe ka bere kete gje, ai nuk ka perdorur nderrimin klasik te Marcelo Brozovic me Asllanin, qe do te ishte nje zevendesim qe quhet ndryshe dhe ‘koke me koke’.

Per kete gje ka folur vete tranjeri, i cili ka shpjeguar edhe nga ana taktike se pse nuk e ka aktivizuar Asllanin.

“Nderrimi i Brozovic ishte i programuar qe me pare, por nese ai nuk do te kishte marre ate karton te verdhe, do te kishte qendruar edhe pak ne fushe”.

“Brozo shtrengoi dhembet per te qene ne Lecce sepse ne te vertete ka bere me Interin vetem nje stervitje te plote perpara kesaj ndeshje”.

“Me perjashtim te gabimit te goli, ai ka bere nje ndeshje shume te mire. Nese do kisha preferuar te qendroja me nje regjizor ne fushe, do te kisha futur Asllanin”.

“Por duke qene se kemi tentuar te rekuperojme fitoren, kam vendosur qe Brozovic ta ul ne stol per nje sulmues. Por asnje problem. Te gjithe do te kene mundesite e tyre”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.