Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,325 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon gjithcka: “Inter, arrihet marreveshja me mbrojtesin e ardhshem? Dakordesi totale me lojtarin”.

Sky Sport zbulon gjithcka: “Inter, arrihet marreveshja me mbrojtesin e ardhshem? Dakordesi totale me lojtarin”.
Inter Club Staff

Shitja e mundshme e Cesare Casadei te Chelsea mund te sjelle disa para te freskta ne kasat e Interit per kete merkato.

Keshtu, nje pjese do te perdorej direkt kete vere, dhe do te investohej per te blere nje mbrojtes sipas deshires se Inzaghit.

Por sipas asaj qe thote Sky Sport, emrat jane gjithmone dy: “I pari eshte ai i Manuel Akanji, lojtari i Borussia Dortmund”.

“Dy jave me pare, agjentet e tij ishin ne Milano dhe ne ate kohe askush nuk dinte asgje per emrin e lojtarit zvicerian”.

“Lojtari ka dhene dakordesine e tij per Interin dhe deshiron te transferohet menjehere ne Milano, pa pritur fundin e kontrates dhe marreveshja fillestare me te eshte arritur. Por duhet arritur ajo me Dortmund ne kete moment”.

“Nderkohe, vete Inter, duhet te beje nje sforco ekonomike per te bindur edhe gjermanet qe kerkojne ta shesin lojtarin vetem ne menyre perfundimtare”.

“Ne ditet e ardhshme Ausilio ka parashikuar disa kontakte me ta, edhe pse tratativa mbetet e veshtire sepse Borussia kerkon 15-20 milione euro”.

“Nderkohe, emri tjeter eshte i te preferuarit te Francesco Acerbi, lojtar ne dalje nga Lazio qe mund te jete opsioni i fundit pak perpara mbylljes se merkatos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.