Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

306 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Piero Ausilio shume i qarte: “Dje nuk mund te shkonte me mire. Me duket se po e harroni qe Interi e ka ne…”

Piero Ausilio shume i qarte: “Dje nuk mund te shkonte me mire. Me duket se po e harroni qe Interi e ka ne…”
Inter Club Staff

Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit ka folur kete mengjes ne ceremonine per marrjen e titullit te liceut sportiv te Brera-Lagrange ne emer te Mauro Bellugi.

Ai eshte ndalur pak perpara hyrjes nga gazetaret ku eshte pyetur ne lidhje me disa situata tek Interi dhe normalisht edhe per momentin qe po kalon skuadra zikalter.

“Jam ketu per te nderuar nje person qe kam pasur fatin e madh a njoh nga afer. Ka qene nje kenaqesi per mua.”

“Nje njeri qe ka pasur nje sens ironie teper te madh, qe e donte jeten dhe Interin. E ndjej veten me fat qe e kam njohur, me ka transmetuar shume.”

“Me ka ndodhur ta takoj edhe jashte fushe per ndonje dreke. Gjithmone me ngacmonte dhe me kritikonte.”

“Kur kam luajtur nuk kam qene kurre ne lartesine e tij. Sot jam ketu per te dhene kontributin me nje prezence qe vlen shume pak perpara kujtimit te tij.”

“Inter-Napoli? Nuk mund te shkonte me mire se aq. Pak vuajtje por ne fund te fundit, ajo eshte ADN e Interit. Me duket se po e harroni se Interi e ka ne ADN kete gje.”

“Nese do te marrim gjithmone fitore kaq te bukura jemi ne rregull te vuajme pak. Kjo sepse sukseset e medha kalojne edhe nga vuajtja, nga karakteri dhe ne bindjen se jemi te forte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.