Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

510 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pino (miku i afert i Icardit): “Mauro do te qendronte tek Interi perjete. Ka Zanettin si shembull. Reali ka…”

Pino (miku i afert i Icardit): “Mauro do te qendronte tek Interi perjete. Ka Zanettin si shembull. Reali ka…”
Inter Club Staff

Dje gazetaret kane pyetur Mauro Icardin per rinovimin dhe ai i eshte pergjigjur se per kete ceshtje meret Interi dhe gruaja e tij Wanda dhe se gjithcka do te behet ne kohen e duhur sepse ai po mendon vetem per fushen dhe se si te ndihmoje Interin aty. 

Por pervec gruas se Mauros, Wanda Nara, interesat e Icardit i perfaqeson edhe Letterio Pino, mik i afert i Icardit qe jep nje dore jo te vogel ne menaxhimin e kapitenit te Interit.

Pino ka folur ne nje interviste per TopCalcio24 dhe agjenti i njohur ka nenvizuar:

“Ne kete moment i jap nje dore Wanda Nares qe eshte shume e zonja ne ate qe ben dhe ajo eshte agjentja e vertete e Mauros.”

“Ai ndihet pasardhesi i Zanettit por duke qene nje personazh social, njerezit bejne edhe pyetjet e gabuara: ai e do shume bluzen e Interit dhe pas cdo merkatoje ai mbetet i kenaqur per faktin se qendron tek Interi.”

“Tek zikalterit do te qendronte perjetesisht, sepse ndryshe nga te gjithe lojtaret e tjere qe thone “une jam tifoz qe i vogel me kete skuader” sapo transferohen diku, Mauro nuk genjen kur e thote kete sepse ka qene tifoz i Interit qe ne vogeli dhe Adriano eshte shkaktari per kete.”

A ka kerkuar nje rritje rroge nga ana e Mauro Icardit? 

“Nuk eshte kerkuar asnje rritje rroge dhe nuk eshte vene asnje kusht nga Mauro. Eshte e qarte pastaj nese klubi deshiron te rinovoje kontraten normalisht qe oferta do te jete me e mire se ekzistuesja. Por nuk ka asnje nxitim. Eshte e vertete qe deri me tani nuk eshte bere asnje rinovim por eshte e vertete gjithashtu se Wanda nuk ka kerkuar asgje nga Interi.

A ka takim ne program?

Ka qetesi totale. Takimi do te ndodhe per deshiren e Interit ne momentin qe do te deshiroje klubi qe ti thote “e ardhmja jote eshte pergjithmone ketu”. Askush nuk pret asgje ne kete moment. Sirenat kane qene gjithmone e do te kete gjithmone por le te vine pa problem: do te thote qe Ausilio ka bere nje super goditje me te.”

Shkembimi me Higuain?

“Sinqerisht Mauros ideja per tu larguar nga Interi as nuk i ka shkuar ndonjehere ndermend.”

Interesi i Real Madrid?

“As kjo nuk ka rendesi sepse Mauro ka treguar disa here qe deshiron te qendroje. Real ka menduar per Icardin ne rast se do te largohej Benzema, por Icardi eshte i lumtur aty ku eshte dhe pike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.