Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,122 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli: “Ky derby duhet te jete Derby jone. Nuk kerkoj perfeksionin por nje grup qe jep gjithcka”.

Pioli: “Ky derby duhet te jete Derby jone. Nuk kerkoj perfeksionin por nje grup qe jep gjithcka”.
  • On 18/11/2016, 16:15

Ndersa keto jane fjalet e Stefano Pioli:

Cfare ndjesie ke?
“Eshte atmosfera e duhur, jam krenar nga perkushtimi i cunave, edhe nga kapaciteti i tyre teknik. Grupi eshte profesional, ka vemendjen dhe ndjesine pozitive, dje isha i qete. Fal punes se tyre ndihem i qete dhe kam besim”.

Si do i motivoni lojtaret?
“Mendoj se te dielen, por gjithmon ndeshjet duhen interpretuar me intesitet e vemendje, mendje e kthjellet dhe me zemer. Kemi  punuar me kete parim keto pak dite, keshtu kerkova tu transferoja pasionin e besimin tim. Pergjigjia qe mora ishte pozitive, tani duhet te ma tregojne edhe ne fushe”.

Si ndihen AmerikanoJugoret? Mendon se ne kete moment duhet te perdoresh lojtaret qe jan me ne form?
“Jan mire ne nivelin mental, dhe kur mendja eshte e kthjellet athere edhe gjendja fizike do jete mire. Derisa te vij e diela ata do i ken rikuperuar energjite. Kemi edhe 2 dite kohe per te qen plotesisht gati. Zgjedhjet e mia do jene te lehta, ne fushe do shkoje ai qe eshte gati”.

Icardi sherbehet pak, ka vetme 3-4 raste ne nje ndeshje. Do punoni ne kete gje?
“Tre apo kater raste per gol nuk jane pak. Mendoj se skuadra luan mire ne sulm dhe ka akoma me shume mundesi”.

Ne kaq pak kohe duhet te prekje personalitetin e tyre, pret nje pergjigje ne kete pike?
“Kemi punuar me kujdes dhe vemendje. Kam eksperiencen e duhur per ti kuptuar situatat. Kontributi im shpresoj te jete i rendesishem, por duhet te shohim ne fushe se cfare do ndodh. Kam pare deshiren per te treguar se jemi Inter, Derby do jete nje rast i mire per tu shfrytezuar”.

Diferenca e derbyt ndermjet Romes e Milanos?
“Tani jam i perqendruar per te transferuar idet e mija te motivimit, pastaj do e vleresoj ndryshimin ndermjet tyre. Mezi pres te luajme kete ndeshje. Do bejm gjithcka qe ky Derby te jete Derby jone”.

Keni punuar me shume ne gjendjen fizike apo psikologjike?
“Kemi punuar ne sitata te ndryshme, ne dy jave kemi bere pothuajse gjithcka. Kam then gjithmone se mendja duhet te komandoj kembet, pasi kjo eshte me e rendesishmja. Duhet te jemi brenda ndeshjes, duke menduar se cdo top eshte i rendesishem. Skuadrat fituese duhet te kalojne momentet e veshtira, do vij ky moment edhe per Inter por duhet te jemi me te bashkuar e te shenojme me shume”.

Brozovic mund te jap ate qe jepte Parolo tek Lazio?
“Mendoj se ne disa karakteristika jane te ngjashem, por varet nga skuadra. Brozovic ka treguar kualitet dhe agresivitet, mund te jete deciziv pasi di te luaj ne te dyja fazat e lojtes, sulm e mbrojtje”.

Nje nga motivet per te qen me te qete eshte fakti qe kunder Juves Interi dha me te miren?
“Po edhe kjo me ben me te qet. Skuadra e ka ndjenjen e pergjegjesise, klubit nuk i ka munguar asgje, tifozet i kan ndjekur me pasion. Kemi gjithcka per te cuar ne maksimum pritshmerite tona”.

Pasi keni njohur grupin, cfare ideje keni deri tani, cfare mungon?
“Mendoj se eshte momenti qe te mendojme pak te shkuaren, por te shohim te tashmen e te ardhmen. Vlen vetem ajo qe do ndodhi te dielen. Ka shume gjera pozitive, kemi nje grup profesionist dhe me pergjegjesi”.

FcIN: Do mbeshteteni tek Jovetic? Cfare pozicioni?
“Mendoj se Jovetic ka kualitet te madh. Zgjedhjet e mia do mbeshteten tek puna ne stervitje, strategjia, dhe kundershtari. Kush punon mire do kete mundesine e tij, Stevan po e ben”.

Beccalossi thot se ne nje ndeshje si Derby duhet kurajo. Te dielen Inter mund te mbeshtetet ne dy sulmues? Candreva mund te luaj me perpara me Eder ne fushe? 
“Mendoj se duhet te luajm me pasion, duhet nderuar fanella dhe Interi e ka treguar ne histori se e ben gjithmon. Objektivi im eshte qe skuadra te futet ne fushe me deshire dhe energji. Duhet te japim maksimumin ne cdo ndeshje, maksimumin e energjise. Nuk dua nje skuader perfekte, as me nje numer te caktuar sulmues e as me shume sulmuese, dua nje skuader qe ti bej keq kundershtarit. Kam sulmues te zot ne skuader dhe mund ta godasim kundershtarin”.

Cfare mendon per Milanin e Montella?
“Ka gjetur qendrueshmeri, mbrojne mire dhe ka lojtare te mire ne sulm. Montalla eshte treguar i zoti pasi ka futur filozofine e tij ne skuader, ne kemi kualitet per ti ven ne veshtiresi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.