Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

901 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pirlo flet rende: “Ky Inter eshte nje skuader pa shpirt dhe pa ide. Nuk e kuptoj se si…”

Pirlo flet rende: “Ky Inter eshte nje skuader pa shpirt dhe pa ide. Nuk e kuptoj se si…”
Inter Club Staff

Humbja e se shtunes e Interit ndaj Parmes vazhdon qe te beje qe te diskutohet ne Itali. 

Pothuajse ne te gjitha emisionet e rendesishme futbollistike, te shumte jane ata qe nuk arrijne ta kuptojne ate humbje por edhe nisjen e kampionatit te Interit ne pergjithesi.

Sot, prezent ne studiot e Sky Sport ka qene edhe Andrea Pirlo i cili ka folur per Interin ne pergjithesi por mbi te gjitha per mesfushen dhe njeriun me te rendesishem aty per Interin, Marcelo Brozovic.

Duket se italiani i ka dale totalisht ne mbrojtje Brozovic perballe zerave kritikues ndaj tij.

Ja fjalet e tij:

Image result for inter parma 0-1

“E keni gabim. Marcelo Brozovic nuk eshte i avashte, por ne fushe nuk ka levizje.”

“Si mund te ndertoje loje ai kur te tjeret perreth tij nuk levizin? Behet shume e veshtire per te te ndertoje ne kete menyre. Nuk e kuptoj as se si mund te ndodhe dicka e tille.”

“Interit i mungojne tre lidera ne mesfushe dhe une shikoj nje skuader pa shpirt.”

“Shoh lojtare qe fshihen tek veshtiresia e pare. Ne kete rast duhet te jete tranjeri ai qe duhet ti nxjere nga ky moment lojtaret, duhet te jete ai lideri.”

Keto kane qene fjalet e Andrea Pirlos ne drejtim te skuadres se Interit e qe nuk jane aspak fjale te buta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.