
Inter-Pescara: Pioli rekuperon Murillon dhe ka dy dyshime. Miranda nga minuta e pare me Medel?
Interi vazhdon punen ne prag te ndeshjes ndaj Pescares.
Dje, nuk eshte stervitur dot me grupin Murillo i cili eshte prekur nga nje gjendje gripale: gjithsesi, ne darke kolumbiani eshte bere me mire dhe sot do te behet verifikimi final i tij. Keshtu ndaj Pescares pritet Handanovic ne porte, D’Ambrosio, Medel, Miranda dhe Santon mbrapa, Gagliardini dhe Brozovic si dige ne mesfushe dhe Candreva, Joao Mario dhe Perisic pas Icardit. Dy balotazhe nderkohe: Santon ose Nagatomo ne vend te skualifikuarit Ansaldi si dhe Miranda apo Murillo perkrah Medel. Kondogbia? Te pakten ne leter, Pioli nuk mund te futet ne fushe pa te ne ndeshjen ndaj Lazios dhe Juventusit sepse e quan shume te rendesishem. Gjithsesi Pioli vlereson maksimalisht edhe ndeshjen me Pescaren dhe eshte i gatshem ndoshta te rrezikoje edhe Miranden – i cili nese mer karton te verdhe do te mungoje me Juventusin – sepse tekniku Italian nuk deshiron te rrezikoje prishjen e ekuilibrave mbrojtes te skuadres. Ai mendon se ndeshja me Juventusin nuk do te kishte asnje rendesi nese Interi do te deshtonte ndaj Pescares ne nje ndeshje kaq te rendesishme.