Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

481 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pistocchi: “Interi i ka shpallur lufte te gjitha skuadrave per nje lojtar: ja detajet”

Pistocchi: “Interi i ka shpallur lufte te gjitha skuadrave per nje lojtar: ja detajet”
Inter Club Staff

Nuk kane te ndalur keto dite zerat e merkatos qe lidhen me Lautaro Martinez, objekt i deshirave te Barcelones.

Por Interi nuk ka asnje qellim ne kete moment ta shese lojtarin me kushte te vendosura nga pale te te treta.

Ne te kaluaren ishte folur edhe per nje shkembim ndermjet Interit dhe Barcelones, por kjo hipoteze ka rene poshte.

Nderkohe, sipas ekspertit te merkatos spanjolle, Guillem Balague, Barcelona vete ka nje marreveshje me Lautaro Martinez.

Problemi eshte se ne kete moment Barcelona nuk mund ta paguaje cash klauzolen e lojtarit dhe prandaj ata kane ofruar tek zikalterit lojtare si Todibo, Umtiti apo Rakitic.

Por Inteir eshte pergjigjur: “Cfare na thoni per Arthur ne kembim?”

Barcelona nuk deshiron ta shese por sipas Balague ne Barcelone, “te gjithe lojtaret e kane nje cmim dhe jane ne shitje”.

E pikerisht nga kjo eshte nisur edhe gazetari i njohur italian, Maurizio Pistochi i cili ka deklaruar se “Lufta per Arthur nuk ka perfunduar ende: eshte Interi ajo qe i ka hapur te gjitheve lufte dhe e deshiron me te gjitha kushtet.”

Pistocchi nderkohe ka nenvizuar edhe admirimin e tij per lojtarin qe luan gjithmone me kualitet te madh dhe shikon hapsire ku te tjeret shikojne kundershtarin.

Sipas gazetarit ai do te luante tek Interi ne rolin e nje ‘mezzala’ i majte ose mesfushor qendror.

Nderkohe, per ata qe e kane pyetur nese “objektivi i Juventusit (Arthur) do te behet edhe objektivi i Interi”, ai i eshte pergjigjur se eshte “totalisht e kunderta e kesaj qe the ti”.

Maurizio Pistochi nga ana e tij mbeshtet idene se Beppe Marotta deshiron Arthur edhe nese nuk behet ndonje marreveshje me Barcelonen per Lautaron.

Sipas tij, Arthur eshte nje mundesi e mire merkatoje sepse Barcelona ne mos tek Lautaro, do deshiroje te mberrije tek Neymar dhe do te kene nevoje per para.

Gjithesesi, per Arthur tek Interi eshte folur edhe dite me pare por sipas lajmeve te fundit, per te ne gare eshte futur edhe Juventusi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.