Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,003 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po cfare super goditje ke bere ne merkato? “Qe ne vitin 2012 nuk shihej nga keto ane nje lojtar…”

Inter, po cfare super goditje ke bere ne merkato? “Qe ne vitin 2012 nuk shihej nga keto ane nje lojtar…”
Inter Club Staff

Mjaftojne vetem 28 sekonda per Interin qe te vere ndeshjen perpara ndaj Beneventos: nje nisje milimetrike nga Kolarov, assist i Hakimi dhe gol i Lukaku.

Eshte pikerisht lojtari i krahut maroken qe po tregohet nje faktor deciziv ne kete moment per Interin: ish-lojtari i Real Madrid dhe Borussia Dortmund, ne debutimin si titullar, ka treguar menjehere cilesite e tij.

Ai ka shenuar per here te pare me kete fanelle dhe nga vezhgimi i pare mbi kete lojtar, me siguri qe nuk do te jete nje rast i izoluar.

Nje impakt shume i madh ai i lojtarit te Interit, qe edhe Tuttosport nuk qendron dot pa thurur elozhe per te.

“Interi ka zbuluar Achraf Hakimi. Blerjen me te rende te merkatos, ate qe tifozet e pane shume pak ndaj Fiorentines.”

“Nderkohe, ndaj Violave, ai hyri 26 minuta nga fundi per ti dhene jete krahut te Young dhe duke treguar menjehere gjera te bukura.”

“Por asgje, asgje nuk ishe ajo ndaj Fiorentines nese e krahasojme me ate qe pame ndaj Beneventos ne Vigorito.”

“Nje minute nga fillimi i lojes, Lukaku kishte shenuar nje gol dhe i kujt ishte assisti? I Achraf natyrisht.”

“Ai tregon se si eshte sporti i tij i preferuar qe te cmende kundershtaret: vrapon shume, driblon, ben krosime dhe pasime qe e bejne ate vdekjeprures per kundershtaret.”

“Assisti i Lukakut erdhi vetem 28 sekonda pasi arbitri vershelleu fillimin e ndeshjes dhe ai i shtohet atij te 3-3 ndaj Fiorentines.”

“Por Hakimi nuk ndalet dhe ne minuten e 25, pas pasimit te tij Young merr topin dhe ja jep Gagliardinit qe shenon nje gol mjaft te bukur.”

I PAKAPSHEM – “Inzaghi, qe ne fillim te ndeshjes ka spostuar Barban (me profesion mbrojtes qendre) ne krahun e majte per te tentuar te mbuloje Hakimi, ka deshtuar keqazi.”

“Ai ka bere qe mbrojtesi i Beneventos te deshperohet sa here e ka pare perballe Hakimi.”

“Asgje nuk duket se mund ta ndale Achraf ne kete moment, as kur futet nje njeri tjeter per ta markuar: Barba del per demtim ne minuten e 37 dhe ne vendin e tij futet Letizia por muzika nuk ndryshon, perkundrazi.”

“Pikerisht Letizia ishte fajtori per nje stopim jo perfekt ku Hakimi vjedh topin dhe shenon.”

“Qe ne vitin 2012 nuk shihej nga keto ane nje lojtar si puna e Hakimi: ka qene brazilian dhe pa floke. Nje personazh me emrin e nje aktori filmash.”

“Por nuk ka problem, ju mund ta imagjonin per ke e kemi, por emrin spo ja themi. Po e leme Hakimin te shkruaje historine e tij pa e krahasuar me askend.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.