Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

576 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pritet nje revolucion i vertete ne mesfushe nga Marotta? “Nga 9 lojtare, 7 jane ne shitje: ja emrat.”

Inter, pritet nje revolucion i vertete ne mesfushe nga Marotta? “Nga 9 lojtare, 7 jane ne shitje: ja emrat.”
Inter Club Staff

Mesfusha qe do te luaje ne sezonin 2020-2021 mund te jete nje mesfushe ekstremisht e ndryshme ne krahasim me ate qe ka mbyllur sezonin 2019-2020 per Interin.

Ashtu si eshte nenvizuar edhe nga Corriere dello Sport, endrra mbetet Kante, por qe zikalterit te arrijne tek ai, do te kene disa pengesa.

Si fillim, do te duhen te behen disa shitje dhe sipas te perditshmjes italiane, vetem dy lojtare ne mesfushe nuk mund te preken.

“Ata jane Sensi dhe Barella dhe me pas, te gjithe te tjeret, mund te largohen shume lehte ne merkato ne rast se vjen nje oferte e duhur ne drejtim te tyre.”

“Per te arritur tek Kante do duhet jo vetem qe te behet hapsire te ky repart, por qe te perfitohen para nga merkato.”

“E keshtu, duke llogarit edhe ardhjen e Vidal, Interi do te kishte ne mesfushen e saj plot 9 elemente.”

“Sot per sot, ata jane tete: Barella, Brozovic, Sensi, Eriksen, Vecino, Gagliardini, Nainggolan dhe Agoume.”

“Ketyre i shtohet edhe Joao Mario, qe i ka kerkuar Interit te kthehet me vone per arsye familjare.”

“E nga kjo liste, duhet te hiqet vetem Barella dhe Sensi, sepse te gjithe te tjeret jane mesfushore qe Interi i ka ne merkato: per oferten e duhur, te gjithe jane te shitshem.”

Burimi: Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.