Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,140 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Po nese deshton Dzeko? Sportmediaset zbulon: “Ja goditja suprize qe do te tentoje Marotta.”

Po nese deshton Dzeko? Sportmediaset zbulon: “Ja goditja suprize qe do te tentoje Marotta.”
Inter Club Staff

Inter duhet te kompletoje ende merkaton e saj, sidomos ne sulm. 

Emri i pare ne shtepine zikalter eshte ai i Edin Dzeko. Marreveshja me Romen po komplikohet sepse keta te fundit nuk kane nje alternative per ta zevendesues ate.

Pikerisht per kete fakt Petrachi po shtyn qe te behet shkembimi me Mauro Icardin. Gjithesesi ketu mungon dakordesia e Icardit per te kaluar ne Rome.

Gjithesesi, ajo qe ka thene sot SportMediaset ne edicionin e saj online eshte nje bombe e vertete.

Sipas tyre, Interi me Marotten ne krye mund te kene hedhur syte nga sulmuesi me i ri i Real Madrid qe ka kushtuar 60 milione euro por qe mendohet se Zinedine Zidane e ka nxjere ne shitje sepse e ka pare qe ai nuk shkon me skemat e tij.

SportMediaset pyet: “Po sikur Marotta te kete zgjedhur pikerisht Luka Jovic per te zevendesuar Edin Dzeko ne deshirat e Interit?”

“Nuk eshte nje sugjerim, por disa burime tregojne se Marotta e ka kete ide ne koken e tij dhe ka filluar kontaktet e para me prefaqesuesit e lojtarit dhe Realin.”

“Le ta shpjegojme me mire: zikalterit dihet, duan Dzeko dhe Dzeko vete deshiron zikalterit por nese Icardi nuk pranon destinacionin Roma (dhe nese Roma nuk jep 35/40 milione euro ne favor te Interit) tratativa ne kete pike te merkatos mund te deshtoje totalisht.”

“Dhe ja, pikerisht ketu mund te hyje ne loje ish-futbollisti i Eintracht Frankfurt i cili eshte blere vetem dy muaj me pare plot 60 milione euro por ka dale qe tani nga projekti i Real Madrid nga Zinedine Zidane.”

“Interesimi i Interit nuk eshte okazional sepse perpara se ai te transferohej tek Real Madrid, lojtari ndiqej me shume kujdes nga Beppe Marotta (vitin e kaluar vezhguesit e Interit e kishin cilesuar si nje zevendesues te denje te ICardit), por tani situata eshte ndryshuar perseri dhe nje mendim per te eshte bere nga e para.”

“Gjithesesi nje pyetje e rendesishme mund te shtrohet edhe ne rast se Interi vendos te hidhet ne sulm per te: me cfare formule do te vinte ai ne Milano?”

“Me siguri do te ishte nje huazim me pagese me te drejte blerje ne favor te Interit. Por le te jemi te qarte, per momentin eshte vetem nje ide.”

“Duhet pare nese Real Madrid eshte dakort me destinacionin Inter por edhe me pagesen dhe formulen qe zikalterit do te ofrojne. Gjithcka mund te marre forme ne ditet ne vazhdim. Gjithmone nese Dzeko tek Interi deshton, sepse preferenca e Contes dihet tashme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.