Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 16, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Porto-Inter, del ne pah gjesti i shemtuar i tranjerit te Portos Conceiçao ndaj Inzaghit: “Reagoi duke…”

Porto-Inter, del ne pah gjesti i shemtuar i tranjerit te Portos Conceiçao ndaj Inzaghit: “Reagoi duke…”
Inter Club Staff

Me shume vuajtje por edhe me shume vullnet, Inter ka arritur te kaloje ne Porto duke neutralizuar te gjitha sulmet e vendasve.

Kjo ka qene nje ndeshje e mbyllur ne barazim qe i ka dhene Interit mundesi te kaloje me tej tek tete me te mirat ne Champions League.

Por ky kualifikim i Interit duket se nuk eshte pritur aspak mire nga tranjeri vendas, Sergio Conceiçao, qe ka bere nje gjest aspak te hijshem.

Per kete gje flet diten e sotme Il Giornale, qe ka postuar edhe nje foto te momentit kur Sergio Conceiçao reagon shume keq ndaj kolegut te tij.

“Ka pasur nervozizem te madh ne fund te ndeshjes, sidomos nga ana e Sergio Conceiçao, i cili ka bere nje gjest aspak te bukur”.

“Simone Inzaghi dhe Sergio Conceiçao kane qene shoke ne koherat e Lazuos, por portugezi ne fund te ndeshjes e ka lene pa fjale italianin”.

“Tekniku i Portos ka refuzuar ti shtrengoje doren Inzaghit, duke e injoruar dhe duke e shmangur dhe ka vazhduar drejt ne rrugen e tij”.

“Inzaghi ka mbetur shume keq per momentin por e verteta eshte se ai qe ka dale keq ka qene Sergio Conceiçao qe nuk ka qene i afte te pranoje nje humbje te ndershme ne fushen e lojes. Nje gjest i shemtuar qe si ben mire as portugezit, por as lojes”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.