Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

262 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i Fiorentines i shpall lufte Interit: “Duhet te penalizohen menjehere. Kane fallcifikuar nje…”

Presidenti i Fiorentines i shpall lufte Interit: “Duhet te penalizohen menjehere. Kane fallcifikuar nje…”
Inter Club Staff

Me sa duket Presidenti i Fiorentines, Rocco Commisso, nuk po gjen paqe dhe sa here ka mundesi sulmon Interin.

Sipas tij, Interi duhet te penalizohet fort nga Federata Italiane per ate qe ka ndodhur vjet sepse sipas tij, kampionati i kaluar eshte fallcifikuar.

“Stadiumi i ri i Firenzes nuk do te nderohet nga une. Qyteti po mundohet te gjeje para per te ristrukturuar stadiumin aktual.”

“Do e beje Komuna dhe ne do te paguajme qerane per momentin. Prandaj stadiumi nuk do te jete ne pronesi te Fiorentines dhe une nuk do te harxhoj para per te.”

“Problemi eshte qe rregullat nuk vlejne per te gjithe. E kjo ka fallcifikuar edhe klasifikimin final te kampionatit te kaluar te Serie A.”

Keshtu e ka nisur fjalen e tij Commisso per Financial Times dhe ka vazhduar edhe me tej: “Cdo gjashte muaj ne duhet te japim llogari per likujditetin qe kemi ne futbollin italian.”

“Une dhe klubet e tjera e kemi bere kete gje. Une kam bere detyren time gjithmone, kam vene parate e mia, klubi nuk ka borxhe.”

“Ka pasur disa klube qe ishin shume larg respektimit te ketyre rregullave.  E nje nga keta ka fituar edhe kampionatin.”

“Pastaj me pas i eshte dashur qe te shesin lojtare si Lukaku dhe Hakimi vetem per te gjetur likujditet. Kjo prapa fundit te kampionatit, jo para.”

“Kush nuk respekton rregullat duhet te paguaje pasojat, duhet te penalizohet ne menyre te ashper ne kampionat.”

“Mendoj se italianet, tifozet e Fiorentines te pakten, jane dakord me propozimin tim qe rregullat duhet te respektohen nga te gjithe.”

“Mendoj per shembull per disa klube europiane, te cilave u zhduken disa shpenzime vetem e vetem qe te jene ne rregull me financat.”

“Ose duhet te tregohemi te ashper per te vene rregull, ose nuk e kemi mire keshtu. Nese nuk respektohen rregulla, duhet te kete sanksione. Kaq e thjeshte.”

Por Commisso e ka edhe me agjentet: “Nuk eshte dicka e bukur te shohesh Milanin qe nuk rinovon dot me Donnarummen.”

“Apo Vlahovic me ne. Ka shenuar 20 gola, i kemi dhene hapsiren e duhur, kemi besuar te ai dhe tani nuk do te rinovoje kontraten. Me keta agjente ne mes qe kerkojne miliona e miliona euro.”

“Duhet te kete rregulla te qarta. Nuk mund te kete kontrata pese vjecare qe ne te vertete jane tre vjecare sepse te viti i trete duhet te rinegociohet.”

“Si fillim duhet ta nisim duke denuar ata qe nuk respektojne rregullat, duhet ti penalizojme ashper. Nje kampionat eshte fallcifikuar nga ata qe e kane fituar duke mos respektuar rregullat”, e kam mbyllur sulmin e tij te ashper ndaj Interit keshtu Presidenti i Fiorentines.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.