Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

285 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta totalisht gati per blerjen e pare ne janar? “E konsideron nje shans per te mos u humbur sepse…”

Inter, Marotta totalisht gati per blerjen e pare ne janar? “E konsideron nje shans per te mos u humbur sepse…”
Inter Club Staff

Gjate editorialit te tij per TuttoMercatoWeb, Niccolo Ceccarini, ekspert i merkatos, ka folur edhe per tratativat e mundshme te Interit ne merkaton e dimrit.

Edhe ai eshte me idene se Interi do te beje me patjeter nje ose dy goditje per te ndihmuar Inzaghin ne perforcimin e skuadres.

“Sipas mendimit tim Marotta eshte treguar shume i qarte per qellimet e tij dhe te Interit ne kete merkato dimerore qe do te hapet per rreth 1 muaj e gjysem.”

“Ne shenjester per te ne radhe te pare eshte nje sulmues qe mund te zevendesoje Dzekon kur te jete nevoja.”

“Pikerisht per kete arsye, Beppe Marotta eshte totalisht gati te beje goditjen e pare ne janar ne repartin e avancuar.”

“Ai i ka vene syrin Luka Jovic, lojtarit te Real Madrid, sepse e konsideron ate si nje shans per te mos u humbur ne merkato.”

“Sipas CEO-s se Interit, Jovic eshte nje lojtar me cilesi te padiskutueshme dhe keto kohe ka vuajtur shume mungesen e nje skuadre qe te besoje shume tek ai.”

“Jovic eshte shume i ri sepse ka lindur ne 1997 dhe Real Madrid duket sikur deshiron te ‘lirohet’ nga ai dhe per kete arsye eshte gati ta shese ne huazim me te drejte blerje per nje shifer te ulet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.