Mundo Deportivo zbulon: “Inter, neser ne ndeshjen ndaj Villareal nje lojtar spanjoll do te vezhgohet me kujdes: behet fjale per Pedraza”.
Diten e neserme perballe Interit do te jete nje tjeter kundershtar i forte ne miqesoren e fundit te ketij sezoni.
Perballe do te jete skuadra e Villareal dhe ndeshja do te luhet nge Pescara dhe do te transmetohet falas nga Inter TV.
Por me sa duket, kjo ndeshje eshte e rendesishme dhe per sa i perket merkatos dhe nje lojtari qe Inter po e ndjek me shume kujdes.
Per kete flet me siguri Mundo Deportivo ne Spanje, e cila me pas ka kaluar edhe ne detaje duke treguar ate qe ka ndodhur ne te kaluaren.
“Te Villareal luan nje lojtar qe Inter e ka kerkuar seriozisht ne te kaluaren per krahun e saj te majte (qe ne kohen e Contes…)”.
“Behet fjale per Alfonso Pedraza qe luan per Submarino Amarillo prej disa sezonesh dhe qe eshte 26 vjec ne kete moment”.
“Ai i intereson shume klubeve italiane dhe Inter per te nuk eshte nje emer i ri duke qene se zikalterit sondazhet e tyre i kane bere”.
“Por ajo qe duhet nenvizuar, se dhe pse Pedraza do te ndiqet me shume kujdes nga Marotta, ai ka nje kontrate me Villareal deri ne 2026 dhe cmimi i tij eshte teper i larte”.