Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,924 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Quaresma: “Deshtimi te Interi per fajin tim. Ndryshova per Mou dhe nuk ngjaja me vetvetja…”

Bujar Berishaj

Ricardo Quaresma ka ripershkruar per mikrofonat e SIS Alta Definiçao nje nga periudhat me te veshtira ne karrieren e tij, ate si zikalter:

“Interi ka qene nje periudhe shume e veshtire e karrieres sime. Mendoja qe gjithcka mund te shkonte mire, por asgje nuk ka shkuar ashtu. Ka qene nje zhgenjim: Interi eshte klubi qe me ka mbetur me se shumti ne mendje, isha ne kushtet me te mira per te bere mire dhe nuk e kam bere, edhe per fajin tim. Nese te kerkon Interi do te thote qe tashme je nje lojtar i vlefshem, kurse une kam kerkuar te ndryshoj per Mourinhon dhe kjo nuk ka pasur asnje rezultat. Mund te triumfoja shume dhe nuk e kam bere . E kam shprehi qe t’i ri-shoh ndeshjet kur arrij ne shtepi: e beja edhe atehere dhe thoja “Ky jam une? Valle kam harruar se si luhet futbolli?” E humba vetbesimin dhe nuk do te lejoj qe dicka e tille te ndodh serish. E perseris, kisha gjithcka per te bere dicka te mire dhe per te fituar, por nuk e kam bere per fajin tim sepse kam kerkuar te ndryshoj per trajnerin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.