Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

936 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Real Madrid, Benzema ‘cmendet’. Ai kapet duke i thene Mendy para pjeses se dyte: “Betohem per mamane time qe Vicinius…”

Real Madrid, Benzema ‘cmendet’. Ai kapet duke i thene Mendy para pjeses se dyte: “Betohem per mamane time qe Vicinius…”
Inter Club Staff

Interi ka vetem dy pike pas dy ndeshjeve te para ne grup ne Champions League, por ka edhe nga ato skuadra qe kane bere me keq se zikalterit.

Eshte pikerisht Reali i Madridit, skuadra qe do te gjendet perballe Interit vetem pas pak ditesh ne Madrid.

Spanjollet nuk e kane nisur aspak mire kete Champions duke humbur fillimisht 2-3 me Shakhtar si dhe duke barazuar diten e djeshme vetem ne minutat e fundit me Borussian ne gjermani.

Por me sa duket, kundershtaret e Interit nuk po kalojne aspak nje moment te mire, sepse diten e sotme eshte publikuar nje video me audio ku degjohet Benzema qe keshillon Mendy te mos i pasoje topin nje shoku skuadre.

Sipas Benzema, Vicinius Junior diten e djeshme nuk po luante per te miren e Real Madrid dhe ka ftuar shokun e tij francez ne skuader te mos ja pasoje me topin.

“Vella, te lutem mos ja paso me topin atij lojtari. Te betohem mbi mamane time se ai nuk po luan per ne por kunder nesh.”

Kjo video eshte publikuar nga RMC Sport, e cila ka nxjere keshtu ne pah te gjithe biseden e zbardhur ne frengjist te Benzema.

Nje moment aspak i qete ky per Realin e Madridit, qe pasi pa ti komplikohet me shume rruga, tashme e gjen veten me nje problem tjeter ne skuader dhe pas vetem 7 ditesh, ata do te presin Interin ne Spanje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.